Rrahu policinë e bashkisë se i vuri gjobë, kapet 43 vjeçari në Vlorë

Një person është arrestuar në Vlorë pasi dhunoi një efektiv të Policisë Bashkiake që e kishte gjobitur për parkimin e gabuar.

13.03.2026. 20:47

Rrahu policinë e bashkisë se i vuri gjobë, kapet 43 vjeçari në Vlorë

Një 43 vjeçar është arrestuar në qytetin e Vlorës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një efektivi të Policisë Bashkiake, i cili në ato momente ishte në detyrë.

Në komunikatën e policisë së qytetit bregdetar mësohet se i arrestuari është shtetasi M.L. i cili tashmë akuzohet për goditje për shkak të detyrës.

Konflikti mes 43 vjeçarit dhe policit të Bashkisë dyshohet të ketë nisur për shkak se ky i fundit i kishte vendosur një masë administrative për parkim të gabuar.

Për këtë arsye, ai e ka goditur disa herë efektivin S.N. i cili më pas u ndihmua nga kolegët e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)