Kombëtarja U21 mbetet pa miqësore, pas SHBA dhe Japonia anulon ndeshjen

Pas SHBA edhe Japonia U21 ka vendosur të anulojë ndeshjen me Shpresat e Shqipërisë në Antalia të Turqisë.

14.03.2026. 16:47

Kombëtarja U21 mbetet pa miqësore, pas SHBA dhe Japonia anulon ndeshjen

Kombëtarja shqiptare U21 duket se tashmë ka mbetur pa një ndeshje miqësore në fund të marsit, pasi të dy ekipet që kishin shprehur gatishmërinë, tashmë janë tërhequr.

FSHF njofton se të rinjtë e Japonisë që do të ndesheshin me Shpresat tona në Antalia më 27 mars, tashmë nuk do të marrin pjesë në këtë takim, për shkak të situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme.

Të njëjtin vendim e mori më herët dhe SHBA U21, e cila do të përballej me kuqezinjtë po në Antalia të Turqisë më 30 mars.

Në njoftimin e saj, Federata shpreh keqardhjen për anulimin e këtyre ndeshjeve, teksa shton se po shikon mundësinë për gjetjen e kundërshtarëve të tjerë për të rinjtë e Shqipërisë në këto data.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)