“Ligji për të huajt”, Rama: BE të heqë masat ndaj Kosovës

Kreu i qeverisë, përshëndeti bashkëpunimin mes Kosovës dhe BE për zbatimin e këtij ligji duke shtuar se shpërbërja e strukturave paralele është e vështirë.

14.03.2026. 18:19

“Ligji për të huajt”, Rama: BE të heqë masat ndaj Kosovës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të fundit të qeverisë së Kosovës që parashikon dakord të ofrojë lehtësira të përkohshme për pjesëtarët e komunitetit serb që nuk posedojnë dokumente kosovare, në kuadër të zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet, të cilat pritet të hyjnë plotësisht në fuqi nga e diela.

Kreu i qeverisë, përshëndeti bashkëpunimin mes Kosovës dhe BE për zbatimin e këtij ligji duke shtuar se shpërbërja e strukturave paralele është e vështirë.

Ai shtoi se BE-ja duhet ta shoqërojë këtë hap duke hequr masat ndëshkuese ndaj.

“Ne mirëpresim koordinimin mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Ligjin për të Huajt. Shpërbërja e strukturave paralele është punë e vështirë. BE-ja duhet ta përputhë këtë guxim duke hequr masat ndëshkuese dhe duke e çuar përpara aplikimin e Kosovës për anëtarësim.Një Ballkan Perëndimor plotësisht brenda BE-së nuk është bamirësi. Është vetë një fitore strategjike për Evropën”, shkruan Rama.

Sipas dakordimit me Bashkimin Evropian, punëtorët serbë në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe studentët që nuk kanë dokumente të Kosovës, do të mund të pajisen me leje të përkohshme qëndrimi me afat fillestar prej 12 muajsh. Gjithashtu, përkohësisht do të njihen si dokument identifikimi edhe letërnjoftimet e lëshuara nga strukturat paralele.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)