Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 1 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Episodi tronditës në Florida të Shteteve të Bashkuara. AI u “spiunua” nga një tjetër inteligjencë artificiale që shërben për sigurinë digjitale në shkolla dhe universitete.
Një 13-vjeçar nga shkolla e mesme Southëestern Middle School në DeLand të Floridas është arrestuar pasi i ka drejtuar “ChatGPT” pyetjen tronditëse: “Si ta vras shokun tim në mes të orës së mësimit?”. I mituri u mbrojt duke e quajtur veprimin një “shaka”, por autoritetet ndërhynë menjëherë për arsye sigurie.
Rasti u zbulua jo nga mësuesit apo nxënësit, por nga një tjetër inteligjencë artificiale. Pyetja u sinjalizua nga një sistem monitorimi i kompanisë amerikane “Gaggle”, e cila ofron mjete për sigurinë digjitale në shkolla dhe universitete. Ky softuer monitoron aktivitetet online të nxënësve, përfshirë edhe bisedat me mjete të tjera të inteligjencës artificiale.
Gjithçka shërben për të identifikuar sjellje të rrezikshme që lidhen me dhunën, bullizmin apo vetëdëmtimin. Në rast alarmi, sinjalizimi i dërgohet administratës së shkollës, e cila sipas procedurës njofton autoritetet. “Gaggle” përdoret gjerësisht në SHBA dhe monitoron rreth 6 milionë nxënës në 1,500 distrikte shkollore. Megjithatë, kjo praktikë ka ngjallur edhe kritika në Amerikë.
Sipas raportimeve të mediave, shumë njerëz shqetësohen për privatësinë dhe për numrin e lartë të alarmeve të rreme. Në një distrikt në Kansas, rreth 2/3 e sinjalizimeve u vlerësuan si jo të vërteta dhe të parëndësishme.
Shpesh dëgjojmë për projekte infrastrukturore që zgjasin me vite të tëra deri në finalizimin e tyre. Krejt e kundërta ndodhte vite më parë në Kinë, aty ku përfundoi rindërtimin dhe lidhjen e një stacioni hekurudhor brenda vetëm nëntë orësh.
12:32 2 h më parë28.01.2026.
Autori
Ndryshon strategjia, kompania thekson se të ardhurat nga reklamat nuk mjaftojnë më për të mbuluar shpenzimet për shërbimet e bazuara në inteligjencë artificiale.
14:34 1 ditë më parë27.01.2026.
Autori
Komisioni Evropian ka nisur një hetim ndaj X të Elon Musk për shkak të shqetësimeve se inteligjenca e tij artificiale, Grok, është përdorur për të krijuar imazhe të seksualizuara të njerëzve të vërtetë.
14:10 2 ditë më parë26.01.2026.
Autori
Ora juaj tregon se keni pasur tre orë gjumë të thellë. A duhet ta besoni? Miliona njerëz mbështeten në aplikacionet e telefonit dhe pajisjet si unazat, orët inteligjente dhe sensorët për të monitoruar se sa mirë po flenë, por këta gjurmues nuk e matin domosdoshmërisht gjumin drejtpërdrejt
22:30 2 ditë më parë25.01.2026.
Autori
Presidenti Trump e ka përshëndetur marrëveshjen, duke e quajtur “shpëtim të platformës” dhe falënderoi presidentin kinez Xi Jinping për bashkëpunimin.
12:35 5 ditë më parë23.01.2026.
Autori
Një studim i ri shkencor po sfidon teoritë tradicionale mbi ndërtimin e Piramidës së Madhe të Gizës, duke sugjeruar se monumenti legjendar u ngrit nga brenda përmes një sistemi të fshehtë kundërpeshash dhe mekanizmash ngritës.
18:02 6 ditë më parë21.01.2026.
Autori
Astronomët kanë bërë një zbulim mahnitës në hapësirë, duke gjetur një re të madhe, në formë shufre, me atome hekuri brenda ‘Unazës së Mjegullt’, një nga mjegullnajat planetare më të njohura dhe më të studiuara.
10:15 7 ditë më parë21.01.2026.
Autori
Ka akuzuar se e kanë mashtruar dhe se “OpenAI” ka braktisur misionin e vetë fillestar jo-fitimprurës. Vitin e kaluar, ofroi 97,4 miliardë dollarë për ta blerë.
15:40 9 ditë më parë18.01.2026.
Autori
Wikipedia shënon 25-vjetorin e saj, dhe në këtë përvjetor është fokusuar tek Inteligjenca Artificiale. Sipas Associated Press, enciklopedia online po bën marrëveshje të reja biznesi me një mori kompanish të AI.
13:20 13 ditë më parë15.01.2026.
Autori
Komente (0)