Zbulohet projekti arab, një qiellgërvishtës 2 km i lartë!

Arabia Saudite po përgatitet të ndërmarrë një hap të jashtëzakonshëm në garën globale për ndërtimin e qiellgërvishtësve, duke shqyrtuar ndërtimin e një rrokaqielli gjigant prej 2000 metrash në kryeqytetin Riad.

Burimi: AS

03.02.2026. 17:25

Zbulohet projekti arab, një qiellgërvishtës 2 km i lartë!

Arabia Saudite po përgatitet të ndërmarrë një hap të jashtëzakonshëm në garën globale për ndërtimin e qiellgërvishtësve, duke shqyrtuar ndërtimin e një rrokaqielli gjigant prej 2000 metrash në kryeqytetin Riad. Projekti, i njohur aktualisht me emrin provizor “Rise Tower”, do të ishte dyfish më i lartë se Burj Khalifa në Dubai, ndërtesa më e lartë në botë deri më sot.

Sipas të dhënave paraprake, kulla do të ketë 678 kate dhe një kosto të vlerësuar rreth 5 miliardë dollarë, megjithëse ndodhet ende në fazat e para të zhvillimit. Autoritetet saudite nuk kanë bërë publik një afat zyrtar ndërtimi dhe as nuk kanë konfirmuar kontratat përfundimtare, çka tregon se projekti është ende në proces përcaktimi teknik dhe financiar. Objekti pritet të ndërtohet në veri të Riadit dhe të jetë pjesë e një zhvillimi urban më të gjerë.

Nisma ka marrë shtysë pas kontakteve të Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite me kompani ndërkombëtare, ku përveç kullës parashikohet edhe zhvillimi i zonës përreth, me synimin për ta kthyer atë në një qendër të re ekonomike dhe biznesi.

Paralelisht, Arabia Saudite po vijon edhe projektin e Kullës së Jeddah, e cila pritet të jetë ndërtesa e parë mbi 1.000 metra dhe të përfundojë në vitet 2027-2028.

Rise Tower parashikon hapësira të kombinuara për zyra, tregti dhe argëtim, përfshirë hotele luksoze dhe restorante në lartësi ekstreme, duke synuar të ofrojë përvoja unike turistike. Projekti është pjesë e strategjisë Vision 2030, që synon diversifikimin e ekonomisë saudite dhe forcimin e rolit të saj global në turizëm dhe infrastrukturë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)