Përdorën vetëm spraj djegës, grabiten 2,7 mln dollarë në qendër të Tokios
Neutralizuan pesë viktimat pa përdorur asnjë armë, paratë do të transportoheshin me makinë drejt Hong Kongut.
11:44 1 ditë më parë30.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Gjoba 120 milionë euro që Bashkimi Europian vendosi ndaj platformës ‘X’ të Elon Musk nuk ka lënë aspak përshtypje pozitive në Uashington.
Presidenti amerikan Donald Trump u kujdes t’i dërgonte një mesazh BE-së, duke evidentuar se “Europa është duke shkuar në drejtim të gabuar".
Trump shkoi edhe më tej duke e cilësuar gjobën e diktuar nga rregullatorët e teknologjisë në BE “të ndyrë” dhe tha se nuk e kuptonte se si rregullatorët evropianë mund ta justifikonin një vendim të tillë.
“Evropa po shkon në disa drejtime të gabuara. Nuk e kuptoj si mund ta bëjnë këtë”, u tha Trump gazetarëve në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se priste të merrte një raport të plotë mbi gjobën e BE-së më vonë.
Ai shtoi se Musk nuk e kishte telefonuar për t’i kërkuar ndihmë për këtë çështje por lëshoi një thirrje drejt unionit duke thënë: “Evropa duhet të jetë shumë e kujdesshme.”
Trump, javët e fundit, ka paraqitur një strategji të re për marrëdhëniet e SHBA-së me BE-në, e cila veçon Evropën, ku kreu i Shtëpisë së Bardhë evidenton se unioni ka dështime sistemike në zbatimin e ligjeve të imigracionit, mbrojtjen e lirisë së fjalës dhe konkurrueshmërinë ekonomike.
Trump më herët gjatë këtij muaji po ashtu ka deklaruar se qeveritë evropiane po “humbasin kontrollin e kufijve të tyre.” Ai paralajmëroi se rregulloret e fjalës në BE janë “një kërcënim për lirinë perëndimore.”
Për më tepër sipas tij industritë amerikane po dëmtohen nga ajo që Presidenti amerikan e cilëson si “burokracia kundër rritjes” e Evropës.
Ndërkohë, zyrtarët e Bashkimit Evropian vendosën dënimin ndaj platformës ‘X’ pasi rregullatorët arritën në përfundimin se kompania kishte dështuar vazhdimisht të respektonte detyrimet për moderimin e përmbajtjes dhe transparencën, të kërkuara nga Akti i Shërbimeve Digjitale.
Rregullatorët e kanë akuzuar ‘X’ për lejimin e përhapjes së përmbajtjes së ndaluar gjatë disa ngjarjeve të profilit të lartë dhe për refuzimin e ofrimit të të dhënave të kërkuara mbi mënyrën se si postimet përforcohen në platformë. Zyrtarët thonë se këto mangësi çuan në atë që ata e përshkruan si një përgjigje të përshkallëzuar të zbatimit të ligjit.
Izraeli ka vrarë 31 persona në sulmet e fundit në Gaza. Hamasi i ka bërë thirrje SHBA të reagojë për shkeljen e armëpushimit.
19:48 50 min më parë31.01.2026.
Autori
Ish-emisari për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë dorëheqjen nga posti i këshilltarit të kryeministrit Robert Fico pas daljes së emrit të tij në dosjet Epstein.
19:03 1 h më parë31.01.2026.
Autori
Dy shpërthime të fuqishme janë regjistruar në orët e fundit në Iran. Autoritetet flasin për 4 viktima teksa shkaqet janë ende të paqarta.
16:28 4 h më parë31.01.2026.
Autori
Sipas Atit të Shenjtë, paqja nuk mund të ndërtohet për sa kohë njerëzimi vazhdon “luftën kundër vetes”, duke përjashtuar të dobëtit, të varfrit, refugjatët dhe të shtypurit.
14:13 6 h më parë31.01.2026.
Autori
Krateret Silvestri, të pozicionuar në lartësinë afro 2 mijë metra mbi nivelin e detit, u mbuluan nga shtresa masive të bardha.
13:43 6 h më parë31.01.2026.
Autori
Vala e re e materialeve nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, mes tyre 2 mijë video dhe 180 mijë fotografi.
12:20 8 h më parë31.01.2026.
Autori
Transmetohet nga kafshët e infektuara ose ushqime të kontaminuara, për momentin nuk ekzistojnë vaksina ose trajtime të aprovuara.
11:59 8 h më parë31.01.2026.
Autori
Rasti i pazakontë i Amethyst Blumberg, që madje pretendon se gjatë asaj periudhe kishte rënë edhe në peshë.
11:18 9 h më parë31.01.2026.
Autori
Rrëfimi drithërues i Roze për tragjedinë në Crans-Montana, që i mori jetën 40 të rinjve gjatë natës së Vitit të Ri.
10:17 10 h më parë31.01.2026.
Autori
Komente (0)