Skena dramatike në Manhattan, qiellgërvishtësi përfshihet nga flakët

Incidentet shoqërojnë festimet e Shën Patrikut, zjarrfikësit ndërhyjnë në New York, në çatinë e një ndërtese shumëkatëshe.

17.03.2026. 19:13

Skena dramatike në Manhattan, qiellgërvishtësi përfshihet nga flakët

Festimet për Ditën e Shën Patrikut janë zhvilluar në shumë qytete të botës, por në disa raste ato janë shoqëruar edhe me incidente. Në New York, zjarrfikësit u mobilizuan gjatë paradës së madhe në Manhattan pasi re të mëdha tymi u panë mbi një ndërtesë të lartë pranë zonës së festimeve.

Departamenti i Zjarrfikësve të New York njoftoi se ka marrë një telefonatë për një zjarr në çatinë e një ndërtese shumëkatëshe në rrugën e 43-të. Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë në vendngjarje, ndërsa nga zona u panë re të mëdha tymi që ngriheshin në ajër. Në një postim në rrjetin social X, autoritetet thanë: “Zjarrfikëset po veprojnë në një vatër zjarri në Manhattan”.

Autoritetet e emergjencave paralajmëruan gjithashtu për probleme në qarkullim në zonë. Sipas njoftimit zyrtar, u shkaktuan vonesa në trafik, mbyllje rrugësh, ndërprerje të transportit publik dhe prani të madhe të personelit të emergjencës pranë Madison Avenue, duke u kërkuar qytetarëve të përdorin rrugë alternative.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)