Pas 8 orësh bllokim, hapet rruga Librazhd- Qafë Thanë
Pas tetë orësh bllokim është hapur një korsi e rrugës Librazhd- Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë.
19:55 1 ditë më parë01.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
SHBA kanë vendosur sanksione ndaj 6 anijeve të tjera të cilat sipas saj kontrabandojnë naftën e Venezuelës. Kufizime janë vënë gjithashtu dhe ndaj familjarëve dhe të afërmve të presidentit Maduro.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj gjashtë anijeve të dyshuara për transport të paligjshëm të naftës venezueliane, vetëm një ditë pasi forcat amerikane sekuestruan cisternën “Skipper” pranë brigjeve të Venezuelës. Uashingtoni ka sanksionuar gjithashtu disa të afërm të Presidentit Nicolás Maduro, si edhe biznese të lidhura me qeverinë e tij, të cilën administrata Trump e cilëson të paligjshme.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se “Skipper” ishte e përfshirë në kontrabandimin e naftës dhe se anija do të dërgohej në një port amerikan, pasi të përfundojë procesi ligjor për sekuestrimin e ngarkesës. Sipas saj, SHBA-të nuk do të tolerojnë trafikimin e naftës së sanksionuar, të cilat financojnë narko-terrorizmin e regjimeve mashtruese.
Caracasi e dënoi veprimin si pirateri ndërkombëtare, duke akuzuar SHBA-në se ka rrëmbyer ekuipazhin dhe ka vjedhur anijen. Maduro paralajmëroi se Uashingtoni ka hapur një epokë të re piraterie kriminale në Karaibe dhe u zotua se Venezuela nuk do të bëhet koloni nafte.
Shtëpia e Bardhë publikoi pamje të operacionit, ku ushtarë amerikanë shihen duke zbritur nga helikopterët në kuvertën e “Skipper”. Ndërkohë, sekretari i Thesarit, Scott Bessent, njoftoi sanksione shtesë ndaj nipërve të gruas së Maduros dhe disa kompanive, me qëllim, sipas tij, “të frenojë kontrollin diktatorial e brutal” të regjimit venezuelian.
Rritja e pranisë ushtarake amerikane në Karaibe, përfshirë pozicionimin e aeroplanmbajtëses USS Gerald Ford – ka shënuar përshkallëzim të tensioneve, ndërsa të dyja palët vazhdojnë shkëmbimin e akuzave të ashpra.
Tashmë e rrezikuar është edhe bibloteka e qytetit. Kryetari i bashkisë së Niscemit, Massimiliano Conti, ka deklaruar se në këtë fazë është shumë e rrezikshme të tentohet shpëtimi i rreth 4 mijë librave.
17:18 53 min më parë03.02.2026.
Autori
Një 54-vjeçar grek dhe një 37-vjeçar rumun janë arrestuar nga autoritetet gjermane pasi akuzohen për sabotim të anijeve luftarake të Marinës Gjermane.Ata kishin hedhur mbi 20 kilogramë zhavorr gërryes në motor, ndërsa kishin shkaktuar dëme në tubat e furnizimit me ujë të pijshëm, duke hequr kapakët.
16:00 2 h më parë03.02.2026.
Autori
Miroslav Lacjak mbante deri para pak ditësh postin e këshilltarit për sigurinë kombëtare të kryeministrit sllovak, detyrë nga e cila dha dorëheqjen.
15:30 2 h më parë03.02.2026.
Autori
Një punonjës i Ministrisë së Mbrojtjes së Polonisë, me përvojë të gjatë pune, u arrestua të martën në mëngjes nën dyshimin për spiunazh, për llogari të inteligjencës ruse.
11:59 6 h më parë03.02.2026.
Autori
Organizata bamirëse e Sarah Ferguson, Sarah's Trust, ka njoftuar se do të mbyllet "për një kohë të parashikueshme" vetëm disa ditë pasi dolën detaje të reja rreth miqësisë së ish-Dukeshës së Jorkut me Jeffrey Epstein.
11:50 6 h më parë03.02.2026.
Autori
Dy raste të rrjedhjes së monoksidit të karbonit, me 34 persona të helmuar në total, janë regjistruar këtë të martë në Itali.
10:56 7 h më parë03.02.2026.
Autori
Një sheh kosovar u dënua me 3,5 vjet burg në Zvicër për mashtrime financiare sistematike prej 1,5 milionë frangash, duke përfshirë përdorimin e familjes dhe ndihmësve për fitime të paligjshme dhe jetesë luksoze.
10:51 7 h më parë03.02.2026.
Autori
New York Times raporton se Teherani po tregon gatishmëri për të bërë lëshime përpara takimit të së premtes në Stamboll, ku pala amerikane do të përfaqësohet me të besuarin e Trump, Steve Witkoff dhe dhëndrin e tij Jared Kushner.
10:37 7 h më parë03.02.2026.
Autori
Një skandal ka përfshirë një tempull budist në Tajlandë, ku 4 murgj u arrestuan për përdorim droge dhe mbajtje të sendeve të palejuara.
10:26 7 h më parë03.02.2026.
Autori
Komente (0)