Pas 8 orësh bllokim, hapet rruga Librazhd- Qafë Thanë
Pas tetë orësh bllokim është hapur një korsi e rrugës Librazhd- Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë.
19:55 1 ditë më parë01.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Departamenti i Drejtësisë në SHBA publikoi të premten mijëra dokumente nga dosja e Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale, për të cilin vijojnë hetimet për lidhjet e tij me individë të pasur dhe të fuqishëm.
Departamenti i Drejtësisë në SHBA publikoi të premten mijëra dokumente nga dosja e Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale, për të cilin vijojnë hetimet për lidhjet e tij me individë të pasur dhe të fuqishëm.
Dokumentet, të cilat përfshijnë fotografi, video dhe materiale hetimore, ishin shumë të pritshme pasi Kongresi miratoi një ligj që kërkonte publikimin e plotë të dosjeve deri të premten. Megjithatë, Departamenti i Drejtësisë pranoi se nuk ishte në gjendje t’i publikonte të gjitha dokumentet brenda afatit të përcaktuar.
Në grupin e parë të dokumenteve përfshihen një numër figurash të njohura, mes tyre ish-presidenti amerikan Bill Clinton, Andreë Mountbatten-Ëindsor, si dhe muzikantët Mick Jagger dhe Michael Jackson.
Dokumentet pothuajse nuk kishin asnjë material lidhur me një tjetër mik të hershëm të Epstein, presidentin amerikan Donald Trump, përveç disa imazheve të njohura prej kohësh. Trump shfaqet shumë rrallë në dokumente, ndërsa numri i vogël i fotove të tij duket se kanë qenë në domenin publik prej dekadash. Mes tyre janë dy fotografi ku Trump dhe Epstein pozojnë me zonjën e parë aktuale, Melania Trump, në shkurt të vitit 2000, në një aktivitet në resortin e tij Mar-a-Lago.
Foto: Departamenti i Drejtësisë i SHBA
Foto: Departamenti i Drejtësisë i SHBA
Foto: Departamenti i Drejtësisë i SHBA
Foto: Departamenti i Drejtësisë i SHBA
Foto: Departamenti i Drejtësisë i SHBA
Foto: Departamenti i Drejtësisë i SHBA
Foto: Departamenti i Drejtësisë i SHBA
Foto: Departamenti i Drejtësisë i SHBA
Foto: Departamenti i Drejtësisë i SHBA
Foto: Departamenti i Drejtësisë i SHBA
Dosjet kishin të përfshirë gjithashtu regjistra telefonatash, dëshmi para jurisë së madhe, transkripte intervistash dhe dokumente të tjera. Ato u publikuan mes një pritjeje jashtëzakonisht të madhe nga publiku se mund të ofronin pamjen më të detajuar për gati dy dekada shqyrtimi qeveritar të abuzimve seksuale të Epstein ndaj grave të reja dhe vajzave të mitura.
Megjithatë, AP raporton se dokumentet e bëra publike, të mbushura me pjesë të redaktuara, duket se nuk kanë gjasa të kënaqin kërkesën e madhe për informacion, për shkak se shumë dokumente ende nuk janë bërë publike dhe sepse disa prej materialeve ishin publikuar më parë.
Demokratët dhe disa republikanë shfrytëzuan publikimin e kufizuar të tyre për të akuzuar Departamentin e Drejtësisë se nuk kishte respektuar afatin e përcaktuar nga Kongresi për dorëzimin e dokumenteve, ndërsa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë në rrjetet sociale promovuan me entuziazëm një foto të Clintonit në një pishinë me ujë të nxehtë, ku shihet krah tij edhe një grua, fytyra e së cilës ishte e mbuluar.
Administrata Trump e paraqiti publikimin si dëshmi të përkushtimit të saj ndaj transparencës. Sakaq, në një letër drejtuar Kongresit, zëvendësprokurori i përgjithshëm Todd Blanche shkroi se Departamenti i Drejtësisë po vazhdonte shqyrtimin e dokumenteve në posedimin e tij, po mbante disa prej tyre të fshehura sipas përjashtimeve që synojnë mbrojtjen e viktimave dhe pritet që të tjera dokumente të bëhen publike deri në fund të vitit.
Përmendja ose paraqitja në dokumente nuk nënkupton fajësi dhe shumë prej personave të identifikuar në këto dosje, apo në publikime të mëparshme lidhur me Epstein, kanë mohuar çdo keqbërje.
Një 54-vjeçar grek dhe një 37-vjeçar rumun janë arrestuar nga autoritetet gjermane pasi akuzohen për sabotim të anijeve luftarake të Marinës Gjermane.Ata kishin hedhur mbi 20 kilogramë zhavorr gërryes në motor, ndërsa kishin shkaktuar dëme në tubat e furnizimit me ujë të pijshëm, duke hequr kapakët.
16:00 26 min më parë03.02.2026.
Autori
Miroslav Lacjak mbante deri para pak ditësh postin e këshilltarit për sigurinë kombëtare të kryeministrit sllovak, detyrë nga e cila dha dorëheqjen.
15:30 56 min më parë03.02.2026.
Autori
Një punonjës i Ministrisë së Mbrojtjes së Polonisë, me përvojë të gjatë pune, u arrestua të martën në mëngjes nën dyshimin për spiunazh, për llogari të inteligjencës ruse.
11:59 4 h më parë03.02.2026.
Autori
Organizata bamirëse e Sarah Ferguson, Sarah's Trust, ka njoftuar se do të mbyllet "për një kohë të parashikueshme" vetëm disa ditë pasi dolën detaje të reja rreth miqësisë së ish-Dukeshës së Jorkut me Jeffrey Epstein.
11:50 4 h më parë03.02.2026.
Autori
Dy raste të rrjedhjes së monoksidit të karbonit, me 34 persona të helmuar në total, janë regjistruar këtë të martë në Itali.
10:56 5 h më parë03.02.2026.
Autori
Një sheh kosovar u dënua me 3,5 vjet burg në Zvicër për mashtrime financiare sistematike prej 1,5 milionë frangash, duke përfshirë përdorimin e familjes dhe ndihmësve për fitime të paligjshme dhe jetesë luksoze.
10:51 5 h më parë03.02.2026.
Autori
New York Times raporton se Teherani po tregon gatishmëri për të bërë lëshime përpara takimit të së premtes në Stamboll, ku pala amerikane do të përfaqësohet me të besuarin e Trump, Steve Witkoff dhe dhëndrin e tij Jared Kushner.
10:37 5 h më parë03.02.2026.
Autori
Një skandal ka përfshirë një tempull budist në Tajlandë, ku 4 murgj u arrestuan për përdorim droge dhe mbajtje të sendeve të palejuara.
10:26 6 h më parë03.02.2026.
Autori
Autoritetet besojnë se nëna 84-vjeçare e prezantueses së emisionit "Today", Savannah Guthrie, është rrëmbyer ose marrë kundër vullnetit të saj, dhe sherifi tha të hënën se është e domosdoshme që ajo të gjendet shpejt sepse mund të vdesë pa ilaçet e saj.
10:10 6 h më parë03.02.2026.
Autori
Komente (0)