Pas 8 orësh bllokim, hapet rruga Librazhd- Qafë Thanë
Pas tetë orësh bllokim është hapur një korsi e rrugës Librazhd- Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë.
19:55 1 h më parë01.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ka shkuar në 17 numri i viktimave si pasojë e stuhisë dimërore që ka goditur Shtetet e Bashkuara. Bora ka shkaktuar probleme në transportin ajror, por edhe atë rrugor.
Ka shkuar në 17 bilanci i viktimave nga stuhia e fuqishme dimërore që ka goditur disa pjesë të Shteteve të Bashkuara.
Humbje jete janë raportuar në disa shtete, përfshirë Nju Jorkun, Tenesin, Luizianën, Masaçusetsin, Kansasin, Pensilvaninë dhe Teksasin, ndërsa mes viktimave është edhe një 16-vjeçare.
Autoritetet lokale po vijojnë hetimet për shkaqet e vdekjeve, shumica e të cilave lidhen me aksidente rrugore.
Stuhia ka paralizuar jetën e përditshme në shumë zona të vendit. Mbi 10 mijë fluturime janë anuluar, ndërsa shkollat dhe rrugët janë mbyllur në dhjetëra shtete. Reshjet e dendura të borës gjatë fundjavës kanë shkaktuar kaos në transport dhe në shërbimet publike, duke prekur veçanërisht rajonet qendrore dhe lindore të SHBA-së.
Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e borës pritet të fillojnë të pakësohen gjatë ditës së sotme, por temperaturat ekstremisht të ulëta do të vazhdojnë të mbeten problematike.
Ndikimi i stuhisë është ndjerë edhe në Kanada, ku në Toronto, Aeroporti Pearson ka regjistruar reshje rekord dëbore, duke shkaktuar vonesa dhe anulime të shumta fluturimesh.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës, ndërsa kushtet e motit vijojnë të mbeten të vështira.
Një 26-vjeçar iranian, i cili thuhet se u dënua me vdekje në lidhje me protestat antiqeveritare muajin e kaluar, është liruar me kusht, thonë raportimet.
21:30 12 min më parë01.02.2026.
AutoriUdhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka paralajmëruar se çdo sulm ndaj vendit të tij do të shkaktojë një konflikt rajonal, ndërsa SHBA-të vazhdojnë të rrisin forcat e tyre pranë.
20:45 32 min më parë01.02.2026.
Autori
Katër britanikë kanë vdekur brenda katër muajve pasi u prekën nga probleme me stomakun gjatë pushimeve në Kepin e Gjelbër, thanë avokatët që përfaqësojnë familjet e tyre.
20:23 54 min më parë01.02.2026.
Autori
Dhjetëra mijëra çekë u mblodhën të dielën në kryeqytet dhe jo vetëm, për të mbështetur Presidentin Petr Pavel në mosmarrëveshjen e tij me ministrin e jashtëm të vendit.
19:40 1 h më parë01.02.2026.
Autori
Vëllezërit miliarderë që qëndrojnë pas gjigantit të lojërave të fatit Betfred kanë kryesuar listën e 100 taksapaguesve më të mëdhenj në Mbretërinë e Bashkuar, ku përfshihen edhe Harry Styles, Anthony Joshua dhe JK Rowling.
18:20 2 h më parë01.02.2026.
Autori
Dymbëdhjetë persona janë vrarë nga një sulm me dron rus pranë një autobusi, tha një zyrtar rajonal.
17:30 3 h më parë01.02.2026.
Autori
Një adoleshent i cili u plagos nga zjarri vdekjeprurës që shpërtheu në Crans Motana në Zvicër në natën e Vitit të Ri ka vdekur në spital, duke e çuar numrin e të vdekurve në 41, njoftoi prokurori publik lokal.
16:13 5 h më parë01.02.2026.
Autori
Presidenti amerikan tha për gazetarët se materialet e reja nga dosja mbi Jeffrey Epstein e “shfajësojnë” atë, pavarësisht faktit se emri i tij shfaqet disa herë në dokumente.
14:10 7 h më parë01.02.2026.
AutoriMë 4 shkurt në Abu Dhabi do të rifillojnë negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës për një marrëveshje paqeje, nën konsulencën e amerikanëve.
13:39 7 h më parë01.02.2026.
Autori
Komente (0)