Të paktën 21 viktima nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Brazil

Dhjetëra viktima dhe qindra të pastrehë si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë pjesën juglindore të Brazilit.

Burimi: BBC

24.02.2026. 19:05

Të paktën 21 viktima nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Brazil

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën në shtetin juglindor Minas Gerais në Brazil pas reshjeve të dendura që goditën rajonin të hënën në mbrëmje, duke shkaktuar përmbytje masive dhe rrëshqitje dheu.

Sipas autoriteteve lokale, 15 viktima u raportuan në qytetin Juiz de Fora, ndërsa 6 të tjera në qytetin Ubá. Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë, pasi dhjetëra persona rezultojnë ende të zhdukur pas shembjes së shtëpive dhe ndërtesave.

Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva shprehu ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe njoftoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Juiz de Fora. Ai theksoi se qeveria federale është mobilizuar për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të mbështetur rindërtimin e zonave të prekura.

Rreth 440 persona kanë mbetur të pastrehë vetëm në Juiz de Fora, ndërsa autoritetet lokale kanë hapur strehimore të përkohshme dhe po kërkojnë donacione për ujë, ushqime dhe veshmbathje.

Instituti kombëtar meteorologjik ka lëshuar alarm për reshje të tjera intensive në disa shtete braziliane, duke shtuar frikën për përkeqësim të situatës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)