Trump futet dhe në futboll: Irani është i mirëpritur në Kupën e Botës, por do ishte e papërshtatshme

Presidenti Donald Trump deklaroi se Irani është i mirëpritur të marrë pjesë në Kupën e Botës, por kjo gjë sipas tij do të ishte e papërshtatshme.

12.03.2026. 18:08

Trump futet dhe në futboll: Irani është i mirëpritur në Kupën e Botës, por do ishte e papërshtatshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me debatin më të fundit pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme, se a do të jetë Irani pjesë e Kupës së Botës në futboll që do të mbahet në verën e këtij viti në SHBA, Kanada e Meksikë.

Përmes një postimi në Truth, kreu i Shtëpisë së Bardhë shkruan se Irani është i mirëpritur në Kupën e Botës, por kjo gjë do të ishte e papërshtatshme, teksa vendos në pikëpyetje dhe sigurinë e tyre.

Më herët, ishin vetë autoritetet iraniane që e kishin njoftuar mundësinë e mospjesëmarrjes në këtë event, me ministrin Ahmad Donyamali që u shpreh se Irani do ta refuzonte këtë ngjarje kaq të rëndësishme për shkak të vrasjes së Ajatollahut Ali Khamenei.

Ndërkohë, ende nuk ka një reagimi të qartë nga FIFA se kush do të jetë zëvendësuesi i Iranit në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit në rang kombëtaresh.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)