Kamioni përplaset me barrierat pranë Shtëpisë së Bardhë, arrestohet shoferi
Autoritetet izoluan përkohësisht zonën, gjithashtu konfirmuan se nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
14:25 1 ditë më parë11.03.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kthesa në hetim erdhi pas një informacioni të ri që u dha autoriteteve dhe që i shtyu hetuesit të rihapnin çështjen.
Një vajzë që ishte zhdukur pa gjurmë prej 6 vitesh është gjetur së fundmi në Shtetet e Bashkuara, në një rast që autoritetet e konsiderojnë të pazakontë. Fëmija, sot 11 vjeçe, rezulton se kishte jetuar për vite me radhë me një identitet të rremë dhe ndiqte rregullisht shkollën në një shtet tjetër të vendit.
Rasti daton më 2 qershor 2020, kur vajza u zhduk nga qyteti Duarte, një zonë pranë Los Angeles. Në atë kohë u organizuan kërkime të shumta dhe u publikuan disa njoftime për zhdukjen e saj, por për vite me radhë nuk u gjet asnjë gjurmë që të çonte drejt vendndodhjes së të miturës. Fati i saj mbeti një mister deri pak ditë më parë.
Kthesa në hetim erdhi pas një informacioni të ri që u dha autoriteteve dhe që i shtyu hetuesit të rihapnin çështjen. Gjatë verifikimeve, policia zbuloi se një vajzë 11-vjeçare e regjistruar në shkollë me një emër tjetër mund të ishte pikërisht fëmija i zhdukur vite më parë.
Pas kontrolleve dhe krahasimeve të mëtejshme, identiteti i saj u konfirmua. Vajza ishte duke jetuar në Washington County, në shtetin e North Carolina, më shumë se 4 mijë kilometra larg vendit ku ishte zhdukur.
Sipas sherifit lokal, e mitura ishte regjistruar në sistemin shkollor me një pseudonim, gjë që kishte ndihmuar në fshehjen e identitetit të saj të vërtetë për një periudhë të gjatë.
Autoritetet e Los Angeles County kanë bërë të ditur se në momentin e zhdukjes vajza ndodhej nën kujdesin e nënës së saj. Pas atij momenti, gruaja ndërpreu papritur çdo komunikim me departamentin për mbrojtjen e fëmijëve dhe shërbimet familjare.
Ky fakt ngriti dyshime se ajo mund ta kishte marrë me vete vajzën, por për vite me radhë nuk pati prova apo indicie të mjaftueshme për ta vërtetuar këtë hipotezë.
Megjithatë, shumë detaje të historisë mbeten ende të paqarta. Forcat e rendit nuk kanë bërë publike vendndodhjen e saktë ku u gjet vajza dhe as identitetin e personave me të cilët ajo jetonte.
Po ashtu, nuk dihet ende se prej sa kohësh ajo ndodhej në North Carolina. Hetuesit vazhdojnë punën për të rindërtuar plotësisht ngjarjen dhe për të kuptuar se si vajza arriti të jetonte për vite të tëra me identitet të rremë.
Autoritetet theksojnë se është shumë e rrallë që raste të zhdukjes së fëmijëve pas kaq shumë vitesh të përfundojnë me një gjetje pozitive, ndaj ky zhvillim konsiderohet edhe si një sinjal shprese për familjet që përballen me situata të ngjashme.
Një incident i armatosur u shënua pranë një sinagoge në Detroit, me forcat e policisë që më pas ekzekutuan autorin.
20:55 1 h më parë12.03.2026.
Autori
Dy persona mbetën të plagosur rëndë si pasojë e një sulmi në një universitet në Virginia. Agresori u ekzekutua, teksa motivet e ngjarjes janë ende të paqarta.
20:23 34 min më parë12.03.2026.
Autori
Gjykata në Rusi ka dhënë dënime të ashpra për autorët dhe bashkëpunëtorët e sulmit terrorist në sallën e koncerteve në Krasnogorsk më 22 mars të vitit 2024.
20:09 20 min më parë12.03.2026.
Autori
Ministri danez i Energjisë iu kërkoi qytetarëve të tij që të mos përdorin makinat, duke qenë se çmimet e naftës po kapin rekorde të reja për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.
19:55 6 min më parë12.03.2026.
AutoriMë 2 mars, kanali shtetëror IRIB TV2 raportoi se Bagherzadeh ishte vrarë në banesën e saj, ndërsa disa media të tjera në Iran pretenduan se ajo ndodhej në gjendje kome.
19:39 9 min më parë12.03.2026.
Autori
Izraeli ka akuzuar Iranin se në bombardimet e fundit ka shënjestruar vendet e shenjta fetare.
19:25 23 min më parë12.03.2026.
Autori
Presidenti Donald Trump deklaroi se Irani është i mirëpritur të marrë pjesë në Kupën e Botës, por kjo gjë sipas tij do të ishte e papërshtatshme.
18:08 1 h më parë12.03.2026.
Autori
Ushtria e SHBA-ve bën me dije se dy marinarë amerikanë u plagosën pasi një zjarr shpërtheu në aeroplanmbajtësen bërthamore USS Gerald R. Ford, në një incident që nuk lidhet me luftimet.
17:52 1 h më parë12.03.2026.
Autori
Trump e pranoi se SHBA-të si prodhuesi më i madh i naftës në botë do të përfitojnë kur çmimet e energjisë të rriten, por mohoi që ky konflikt të jetë hapur për këtë qëllim.
17:37 2 h më parë12.03.2026.
Autori
Komente (0)