Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, USS Gerlad R. Ford, e cila ndodhet në Lindjen e Mesme si pjesë e mobilizimit amerikan për të goditur Iranin, është përfshirë ngë flakët.
Lajmi është konfirmuar përmes një postimi në platformën ‘X’ nga Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane. CENTCOM bën me dije se dy marinarë amerikanë u plagosën pasi një zjarr shpërtheu në aeroplanmbajtësen bërthamore, në një incident që nuk lidhet me luftimet.
“Marinarët po marrin trajtim mjekësor për lëndime jo kërcënuese për jetën dhe janë në gjendje të qëndrueshme. Nuk ka dëmtime në sistemin e shtytjes së anijes dhe aeroplanmbajtësja mbetet plotësisht funksionale”, tha Marina e SHBA në një deklaratë.
Aeroplanmbajtësja po merr pjesë në operacione kundër Iranit dhe aktualisht ndodhet e stacionuar në Detin e Kuq.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)