“Keni 48 orë kohë”, Trump, ultimatum Iranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti Trump i ka dhënë 48 orë afat Iranit të hapë Ngushticën e Hormuzit në të kundërt do të ndërmarrë sulme ndaj objekteve të tij energjetike.

Burimi: The Guardian

22.03.2026. 08:46

“Keni 48 orë kohë”, Trump, ultimatum Iranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dhënë Iranit një ultimatum prej 48 orësh për të rihapur ngushticën strategjike të Hormuzit për transportin detar, duke paralajmëruar pasoja të rënda nëse kjo nuk gjë ndodh.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të shkatërrojnë infrastrukturën energjetike të Iranit, duke filluar nga objektet më të mëdha, në rast se Teherani nuk lejon rifillimin e lundrimit të lirë në këtë rrugë kyçe deri të hënën në mbrëmje.

Ngushtica e Hormuzit është një nga korridoret më të rëndësishme për tregtinë globale të naftës, pasi përmes saj kalon rreth një e pesta e furnizimit botëror me naftë. Kufizimet e vendosura nga Irani kanë shkaktuar shqetësime të mëdha ndërkombëtare dhe rritje të çmimeve të naftës në tregjet globale.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se kufizimet janë vendosur vetëm për anijet e vendeve që janë përfshirë në sulme kundër Iranit, ndërsa vendet që qëndrojnë jashtë konfliktit do të ndihmohen për të kaluar në mënyrë të sigurt.

Gjithashtu, ushtria iraniane paralajmëroi se do të shënjestrojë infrastrukturën energjetike dhe objektet e ujit të vendeve të lidhura me SHBA-në në rajon, nëse kërcënimet e Trump realizohen.

Ky zhvillim vjen në një moment tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të fundit me raketa nga Irani ndaj Izraelit, ku mbi 100 persona mbetën të plagosur në qytetet jugore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)