Izraeli u përball me një valë sulmesh me raketa nga Irani, që goditën qytetet jugore Arad dhe Dimona, duke shkaktuar dhjetëra të plagosur dhe dëme të mëdha materiale.
Sipas autoriteteve izraelite, një raketë me një kokë luftarake 450 kg goditi Aradin, duke plagosur rreth 59 persona, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Ndërkohë, në Dimona, të paktën 51 persona u plagosën nga një tjetër sulm, përfshirë edhe një fëmijë 12-vjeçar në gjendje kritike.
Shërbimet e emergjencës ndërhynë menjëherë në të dy qytetet, ndërsa ushtria izraelite konfirmoi se përpjekjet për të kapur disa prej raketave nuk patën sukses.
Pas sulmeve, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti situatën “një mbrëmje shumë të vështirë” dhe theksoi se Izraeli është i vendosur të vazhdojë goditjet ndaj armiqve të tij. Ai u bëri thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e sigurisë dhe premtoi mbështetje të plotë për të plagosurit dhe zonat e prekura.
Ndërkohë, që autoritetet kanë vendosur gjithashtu që të pezullojnë procesin mësimor në disa zona pas rritjes së kërcënimeve iraniane në orët e fundit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)