“Mami im vdiste për ty”, Trump ve në siklet Mbretin Çarls: Më thoshte shih sa i mirë është

Ngjarja, ndonëse jo tipike për një takim zyrtar të këtij niveli, solli një atmosferë më të çlirët dhe njerëzore në një ceremoni formale.

Burimi: Tgcom

29.04.2026. 07:50

“Mami im vdiste për ty”, Trump ve në siklet Mbretin Çarls: Më thoshte shih sa i mirë është

Një moment i pazakontë dhe disi humoristik ndodhi gjatë vizitës së Familjes Mbretërore britanike në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti amerikan Donald Trump “theu” protokollin me një koment të papritur, duke vënë në siklet mbretin Çarls III.

Gjatë një konference për shtyp në oborrin pranë Zyrës Ovale, Trump ndau një kujtim personal nga fëmijëria, duke treguar se nëna e tij, Mary Anne MacLeod, ishte një adhuruese e madhe e Familjes Mbretërore.

Ai kujtoi se ajo qëndronte shpesh para televizorit për të ndjekur ceremonitë ku merrte pjesë Elizabeth II.

Por momenti që shkaktoi më shumë reagime ishte kur Trump iu drejtua drejtpërdrejt mbretit Çarls, duke thënë me humor se nëna e tij kishte pasur një “simpati të veçantë” për të.

“Ajo më thoshte Çarlsi i ri është shumë i pashëm. Në fakt, kishte një dobësi për të”, u shpreh presidenti, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.

Reagimi i Mbretit ishte i përmbajtur, por i qartë. Ai buzëqeshi lehtë, në një moment të dukshëm sikleti, ndërsa audienca reagoi me humor ndaj situatës së krijuar.

Ngjarja, ndonëse jo tipike për një takim zyrtar të këtij niveli, solli një atmosferë më të çlirët dhe njerëzore në një ceremoni formale, duke treguar edhe një herë stilin e drejtpërdrejtë dhe të paparashikueshëm të presidentit amerikan.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)