Maduro 'infekton' edhe amerikanët, Marco Rubio drejt Kinës i veshur me kostumin e famshëm 'Nike Tech'

Numri dy i udhëheqjes amerikane ka zgjedhur të heqë dorë kostumi i tij i zakonshëm zyrtar, për një palë tuta dhe një bluzë Nike Tech, me ngjyrë gri, modeli që u bë i famshëm pas arrestimit të ish-Presidentit venezuelian Nicolas Maduro.

13.05.2026. 11:22

Maduro 'infekton' edhe amerikanët, Marco Rubio drejt Kinës i veshur me kostumin e famshëm 'Nike Tech'

Një foto e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio nga bordi i avionit presidencial Air Force One po bën xhiron e rrjetit.

Kjo pasi numri dy i udhëheqjes amerikane ka zgjedhur të heqë dorë kostumi i tij i zakonshëm zyrtar, për një palë tuta dhe një bluzë Nike Tech, me ngjyrë gri, modeli që u bë i famshëm pas arrestimit të ish-Presidentit venezuelian Nicolas Maduro.

Fotografitë e postuara në X nga drejtori i komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, Steven Cheung tregojnë Rubion me kostumin gri, njëjtë si ai që Maduro mbante veshur në momentin e arrestimit nga forcat amerikane pas inkursionit në pallatin presidencial në Karakas.

Veshja nxiti krahasime me memen e famshme të ashtuquajtur "Venezuela Nike Tech", që fitoi vëmendje në fillim të këtij viti pasi imazhet e Nicolás Maduro të veshur me tuta të ngjashme qarkulluan në internet. Përdoruesit e mediave sociale komentuan në X me batuta dhe ironi.

Fotoja është shkrepur teksa Rubio udhëton me Presidentin Donald Trump për vizitën e nivelit të lartë në Kinë, ku zyrtarët pritet të përqendrohen në çështjet e tregtisë dhe sigurisë kombëtare.

Kostumet sportive Nike Tech kanë fituar popullaritet në internet në muajt e fundit, të nxitura pjesërisht nga imazhet e Maduros që ndihmuan në shndërrimin e stilit minimalist atletik në një meme të papritur politike.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)