Përdorën vetëm spraj djegës, grabiten 2,7 mln dollarë në qendër të Tokios
Neutralizuan pesë viktimat pa përdorur asnjë armë, paratë do të transportoheshin me makinë drejt Hong Kongut.
11:44 6 h më parë30.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Takimi në Berlin mbi propozimet për paqe në Ukrainë mes Volodymyr Zelensky-t dhe delegacionit amerikan zgjati më shumë se pesë orë, por detajet kryesore janë ende të panjohura për publikun.
Bisedimet në Berlin mbi propozimet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë midis Volodymyr Zelensky-t dhe të dërguarve të SHBA-së Steve Witkoff dhe Jared Kushner përfunduan të dielën në mbrëmje pas më shumë se pesë orësh dhe do të vazhdojnë të hënën.
"Ata ranë dakord të vazhdojnë nesër", u tha gazetarëve këshilltari i presidentit ukrainas Dmytro Litvin.
Zelensky u takua me delegacionin amerikan në zyrën e kancelarit Friedrich Merz në Berlin për të diskutuar propozimet për t'i dhënë fund luftës. Merz i mirëpriti të pranishmit, por nuk qëndroi në sallë gjatë bisedimeve, siç thanë burime qeveritare për agjencinë dpa. Ndërkohë raportohet se këshilltari i Merz për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Günter Sautter, ishte moderator i takimit.
Merz u takua me delegacionin amerikan, të udhëhequr nga Witkoff dhe dhëndri i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Jared Kushner, të dielën pasdite para se t’i linte vendin Zelensky-t. Lideri i Kievit mbërriti pak më vonë dhe Merz e priti ngrohtësisht dhe e përqafoi.
Ende nuk dihet publikisht se cilat propozime specifike janë aktualisht në tryezën e diskutimit të amerikanëve me Ukrainën.
Duke folur me gazetarët ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se SHBA-të ende nuk kanë komentuar mbi propozimet e tij të fundit për ndryshime në planin e paqes të Trump. Ai tha se plani i paqes nuk do t’i kënaqë të gjitha palët, por këmbënguli që Ukraina të ketë një pozicion të fortë negociues.
Ndërkohë, duke folur në televizionin shtetëror rus, Yuri Ushakov, këshilltari i Putinit për politikën e jashtme, tha se Rusia nuk pret shumë nga negociatat në Berlin. Kontributet e Ukrainës dhe forcave evropiane në planin e paqes të Trump "vështirë se do të jenë konstruktive", tha Ushakov në një deklaratë të transmetuar të dielën.
"Ky është problemi", tha ai, duke theksuar bindjen e Rusisë se pala amerikane e kupton qëndrimin rus.
Ushakov e bëri të qartë se Rusia nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj territoriale, duke përfshirë edhe tërheqjen e plotë të Kievit nga ato pjesë të dy provincave lindore të Donetskut dhe Luhanskut që forcat ruse nuk i kanë pushtuar ende.
Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së do të publikojë mbi 3 milionë faqe dokumente dhe qindra mijëra imazhe e video lidhur me çështjen Jeffrey Epstein, duke përfshirë materiale të sekuestruara nga pajisjet e tij dhe dokumente të hetimeve të mëparshme.
19:38 1 h më parë30.01.2026.
Autori
I nxehti ka goditur prej disa ditësh Australinë. Termometri ka shënuar në disa zona 50 gradë Celsius.
19:21 1 h më parë30.01.2026.
Autori
Presidenti Trump njoftoi në Truth nominimin e Kevin Warsh si kryetar të Bordit të Rezervës Federale.
19:00 43 min më parë30.01.2026.
Autori
Antonio Guterres paralajmëroi se OKB-ja rrezikon kolaps financiar për shkak të mospagesës së kontributeve nga shtetet anëtare, veçanërisht pas tërheqjes së financimeve nga SHBA-ja.
18:43 26 min më parë30.01.2026.
Autori
Një i mitur 13 vjeç ka humbur jetën në Brazil pasi u sulmua nga peshkaqeni teksa luante në plazh me shokët.
18:06 11 min më parë30.01.2026.
Autori
Ish-prezantuesi i CNN, Don Lemon, është arrestuar në lidhje me një protestë që ndërpreu një shërbesë fetare në St. Paul, Minesota, raportuan mediat amerikane duke cituar burime zyrtare.
15:30 2 h më parë30.01.2026.
Autori
Aeroporti Domodedovo në Moskë, dikur simbol i suksesit të sipërmarrjes private ruse dhe një nga nyjet kryesore ajrore të vendit, është shitur javën e kaluar me një çmim që analistët e konsiderojnë “shumë poshtë vlerës reale”.
12:37 5 h më parë30.01.2026.
Autori
Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar një armëpushim të shkurtër ndaj sulmeve mbi qytetet ukrainase, pas një kërkese të drejtpërdrejtë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
12:01 6 h më parë30.01.2026.
Autori
Neutralizuan pesë viktimat pa përdorur asnjë armë, paratë do të transportoheshin me makinë drejt Hong Kongut.
11:44 6 h më parë30.01.2026.
Autori
Komente (0)