Raketa bërthamore ruse dislokohet në Bjellorusi

Bjellorusia pranon se ka marrë në dorëzim raketën ruse Oreshnik, e aftë të mbajë kapacitete bërthamore. Sipas Lukashenkos, kjo raketë tashmë është në gatishmëri.

Burimi: REL

18.12.2025. 19:23

Raketa bërthamore ruse dislokohet në Bjellorusi

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, ka bërë të ditur se raketa e re ruse hipersonike me kapacitet bërthamor, e njohur si Oreshnik, është dislokuar tashmë në territorin bjellorus dhe është vendosur në gatishmëri luftarake.

Sipas Lukashenkos, dislokimi ka ndodhur një ditë përpara deklaratës së tij publike më 18 dhjetor. Rusia kishte njoftuar për zhvillimin e kësaj arme vitin e kaluar, pasi e përdori atë gjatë sulmeve ndaj qytetit ukrainas Dnipro, në një fazë të re përshkallëzimi të luftës në Ukrainë, e cila po i afrohet përvjetorit të katërt.

Moska kishte dislokuar armë bërthamore taktike në Bjellorusi që në vitin 2023 dhe më herët kishte paralajmëruar se raketa Oreshnik mund të vendosej atje deri në fund të vitit 2025. Megjithatë, ky dislokim duket se ka ndodhur më herët se sa ishte paralajmëruar.

Ndërkohë, po ndërtohet një bazë ushtarake strategjike rreth 60 kilometra larg Minskut, vendndodhja e së cilës po mbahet sekret. Imazhet satelitore që tregojnë ndërtimin e saj datojnë nga 13 gushti 2025.

Bjellorusia, një aleate e ngushtë e Rusisë dhe ish-republikë sovjetike, ka luajtur rol kyç në konfliktin në Ukrainë, pasi territori i saj u përdor nga Moska për nisjen e pushtimit të plotë në shkurt të vitit 2022.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)