Pasioni i tij për të luajtur hokej në akull duket sikur nuk i ka mjaftuar Presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, për t’i shpëtuar një dëmtimi gjatë lojës.
Gjatë një ndeshjeje miqësore që po lunate të dielën në Arenën Olimpike, në Minsk, Lukashenko ra në akull dhe u desh të tërhiqej nga shokët e ekipit për të dalë jashtë fushës.
Incidenti ndodhi pas një përplasjeje të paqëllimshme me një lojtar që mbante veshur fanellën me numër 68, ish-lojtarin e kombëtares bjelloruse Jaroslav Cupris.
Lukashenko, i cili si njeriu i parë i vendit mbante numrin 01, ndodhej në mes të fushës së akullit në atë moment dhe pas përplasjes loja u ndërpre për një kohë të shkurtër për të ndihmuar liderin që të ngrihej. Cupris i erdhi menjëherë në ndihmë dhe e ndihmoi të ngrihej përsëri.
Dihet që Lukashenko është një tifoz i apasionuar i hokejit dhe shpesh merr pjesë në ndeshje miqësore. Në vitin 2021 ai madje luajti me Presidentin rus Vladimir Putin pas takimit të tyre zyrtar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)