Jubileu 2025 përfundoi zyrtarisht me ceremoninë e mbylljes së Portës së Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, e cila u kryesua nga Papa Leoni XIV. Në këtë eveniment solemn mori pjesë edhe Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella.
Jubileu shënoi një pjesëmarrje rekord me mbi 33 milionë pelegrinë nga e gjithë bota. Autoritetet në Vatikan kanë vlerësuar pozitivisht bashkëpunimin institucional me autoritetet italiane, të njohur si “metoda e Jubileut”. Ato kanë garantuar menaxhimin efikas të sigurisë, logjistikës dhe pritjes së besimtarëve.
Ky model bashkëpunimi konsiderohet një sukses dhe sipas burimeve zyrtare, mund të shërbejë si shembull edhe për organizimin e eventeve të tjera të mëdha në të ardhmen. Jubileu 2025 mbyllet kështu me kënaqësi të përbashkët si për Vatikanin, ashtu edhe për autoritetet italiane.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)