Shteti i BE-së në alarm, rriten ndjeshëm vdekjet: mesatarja më e lartë në kontinent

Rast i paprecedentë në Portugali, nga fundi i 2025-ës deri në fillim të këtij viti, janë regjistruar më tepër se 500 humbje jete në ditë.

14.01.2026. 10:37

Shteti i BE-së në alarm, rriten ndjeshëm vdekjet: mesatarja më e lartë në kontinent

Portugalia po përballet me një situatë alarmante shëndetësore, pasi ka regjistruar tridhjetë ditë radhazi me vdekshmëri më të lartë se norma e parashikuar. Sipas të dhënave të platformës evropiane “EuroMOMO”, të cilat janë përpunuar nga e përjavshmja “Expresso”, vendi renditet i pari në Evropë për numrin e lartë të vdekshmërisë.

Kriza u thellua në fillim të vitit, kur numri i vdekjeve kaloi 500 në ditë. Më 2 janar u shënua pika më e lartë me 540 vdekje, që përfaqëson një rritje prej 52% krahasuar me normën e zakonshme. Një tjetër sinjal shqetësues u regjistrua në javën e fundit të vitit 2025, kur Portugalia ishte i vetmi vend evropian me tepricë vdekshmërie.

Autoritetet shëndetësore portugeze e lidhin situatën me kombinimin e temperaturave të ulëta dhe epidemisë së gripit, e cila ka nisur më herët se zakonisht. Veçanërisht e prekur është popullsia e moshuar, për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit dhe qarkullimit të një prej varianteve të H3N1, i cili ka një ndikim më të lartë në humbjen e jetëve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)