Plumbat e xhelozisë, vritet kryeplaku grek, zbulohet motivi i dyshuar

Një krim pasioni u regjistrua në fshatin Spathohori, në zonën e Agrinios, ku një 44 vjeçar vrau me armë bashkëshortin e të dashurës së tij. Autori më pas u vetëdorëzua në polici.

Burimi: Protothema

17.01.2026. 16:54

Plumbat e xhelozisë, vritet kryeplaku grek, zbulohet motivi i dyshuar

Një vrasje e rëndë me armë zjarri ka tronditur opinionin publik në Greqi, ku një 44-vjeçar dyshohet se ka ekzekutuar me armë gjahu një 51-vjeçar në fshatin Spathohori, në zonën e Agrinios.

Sipas autoriteteve policore greke, viktima ishte kryeplaku i fshatit dhe baba i një fëmije të mitur. Ai u qëllua për vdekje me çifte ndërsa po udhëtonte me automjetin e tij. Policia bën me dije se ngjarja nuk ka lidhje me funksionin e tij publik, por dyshohet se ka pasur motive personale.

Nga hetimet paraprake rezulton se autori i dyshuar kishte pasur një lidhje intime me bashkëshorten e viktimës, çka mendohet të ketë çuar në përshkallëzimin e konfliktit. 44-vjeçari dyshohet se i kishte zënë pritë viktimës dhe e ka qëlluar sapo ai është afruar me makinë. Arma e përdorur ishte në posedim të ligjshëm të autorit.

Pas të shtënave, automjeti i viktimës ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një greminë, ku është konstatuar më vonë nga banorët e zonës.

Disa orë pas ngjarjes, autori ka kontaktuar vetë policinë, duke pranuar krimin dhe duke shprehur gatishmërinë për t’u dorëzuar. Ai ka deklaruar se është i penduar për veprimin e kryer. Arma e krimit është sekuestruar si provë materiale.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)