Përdorën vetëm spraj djegës, grabiten 2,7 mln dollarë në qendër të Tokios
Neutralizuan pesë viktimat pa përdorur asnjë armë, paratë do të transportoheshin me makinë drejt Hong Kongut.
11:44 22 h më parë30.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Në Paris ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-senatorit francez, Joel Guerreaux, i cili akuzohet se ka droguar një kolege nga Asambleja Kombëtare dhe ka kryer sulm seksual ndaj saj duke përfituar nga gjendja e dobësisë.
Në Paris ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-senatorit francez, Joel Guerreaux, i cili akuzohet se ka droguar një kolege nga Asambleja Kombëtare dhe ka kryer sulm seksual ndaj saj duke përfituar nga gjendja e dobësisë.
Senatori 68-vjeçar nga rajoni Loire-Atlantique akuzohet se i ka hedhur koleges Sandrine Jossot, ekstazi në gotën e shampanjës për të pasur më pas përfitime seksuale. Ngjarja ka ndodhur në nëntor 2023.
Ish-senatori akuzohet për përdorim dhe posedim droge, si dhe për administrim sekret të një substance që ndryshon gjykimin me qëllim përdhunimin ose sulmin seksual, por ai mohon çdo qëllim për të sulmuar politikanen dhe avokati i tij ka thënë se ia ka shërbyer pijen ligjvënëses gabimisht.
Siç e përshkroi Josso, Joel Guerreaux, të cilin e njihte prej vitesh dhe e konsideronte mik, e kishte ftuar për të festuar rizgjedhjen e tij në Senat. Ata duhej të takoheshin në një restorant, por ai e zhvendosi takimin në shtëpinë e tij. Josso priste që të ishin të tjerë atje, por kur mbërriti ishte vetëm.
Ajo ka thënë se sjellja e senatorit ishte e çuditshme, por për kortezi ka pranuar një pije, ndërsa ai vazhdonte të donte të ngrinte dolli, në mënyrë që ajo të pinte dhe një gotë tjetër.
"Ndjeva se shampanja kishte një shije të çuditshme, por isha pak e lodhur sepse kisha punuar gjithë ditën. Ai më tha: 'Ti mezi pi', gjë që më shqetësoi sepse nuk e kuptoja pse po më bënte të pija. Ai shkoi në kuzhinë me gotat. Pashë se kishte një bustinë pranë gotave. Mendova: ‘Çfarë është kjo? Pata rrahje të forta zemre dhe të përziera’", tha ajo.
"Ndjeva sikur do të pësoja një atak në zemër", kujton Josso, e cila tha se thirri një taksi në celularin e saj dhe ai e çoi në Asamblenë Kombëtare. Ajo u ndihmua nga shoferi i taksisë dhe kolegët e saj në Asamblenë Kombëtare, të cilët thirrën një ambulancë. Më pas ajo telefonoi kryetarin e Asamblesë Kombëtare, i cili e ndihmoi të paraqiste një kallëzim në polici.
Ndërkohë, Guerreaux dha dorëheqjen nga Senati tetorin e kaluar. Që nga incidenti, Josso, nga partia e qendrës MoDem, është bërë një nga fytyrat e luftës kundër sulmeve seksuale të lidhura me drogën dhe gjithashtu e ka trajtuar çështjen brenda Asamblesë Kombëtare.
Sakaq, ligji në Francë thotë se administrimi i drogës me qëllim kryerjen e përdhunimit ose sulmit seksual dënohet me deri në pesë vjet burg, por Guerreaux mund të përballet me deri në 10 vjet burg sipas mediave franceze.
Demokratët e kanë akuzuar për përgjegjësi politike në menaxhimin e situatës në Minneapolis, ku gjatë operacioneve kanë humbur jetën dy protestues.
09:59 6 min më parë31.01.2026.
Autori
Ekspertët besojnë se lëvizjet nuk lidhen me rindërtim, por me përpjekje për të vlerësuar nëse materiale të rëndësishme bërthamore kanë mbijetuar pas sulmeve ajrore të vitit të kaluar.
09:09 43 min më parë31.01.2026.
Autori
Bilanci përfundimtar mbetet ende i paqartë, dhjetëra persona raportohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
08:56 56 min më parë31.01.2026.
Autori
“El Helicoide”, një nga institucionet simbol të represionit politik, do të transformohet në një qendër sociale dhe sportive për punonjësit e policisë dhe familjet e tyre.
08:34 1 h më parë31.01.2026.
Autori
Izraeli është gati të pranojë se mbi 71 mijë persona janë vrarë në Gaza, që nga nisja e operacionit ushtarak të tij.
21:41 12 h më parë30.01.2026.
Autori
Danimarka prezanton politikat e reja kundër emigracionit që parashikojnë deportimin e të huajve të dënuar me më shumë se një vit burg.
19:58 13 h më parë30.01.2026.
AutoriDepartamenti i Drejtësisë i SHBA-së do të publikojë mbi 3 milionë faqe dokumente dhe qindra mijëra imazhe e video lidhur me çështjen Jeffrey Epstein, duke përfshirë materiale të sekuestruara nga pajisjet e tij dhe dokumente të hetimeve të mëparshme.
19:38 14 h më parë30.01.2026.
Autori
I nxehti ka goditur prej disa ditësh Australinë. Termometri ka shënuar në disa zona 50 gradë Celsius.
19:21 14 h më parë30.01.2026.
Autori
Presidenti Trump njoftoi në Truth nominimin e Kevin Warsh si kryetar të Bordit të Rezervës Federale.
19:00 14 h më parë30.01.2026.
Autori
Komente (0)