Papa Leoni citon Nënë Terezën: Aborti është shkatërruesi më i madh i paqes

Sipas Atit të Shenjtë, paqja nuk mund të ndërtohet për sa kohë njerëzimi vazhdon “luftën kundër vetes”, duke përjashtuar të dobëtit, të varfrit, refugjatët dhe të shtypurit.

31.01.2026. 14:13

Papa Leoni citon Nënë Terezën: Aborti është shkatërruesi më i madh i paqes

Papa Leoni XIV ka deklaruar se aborti përbën kërcënimin më të madh për paqen. Ai theksoi se nuk mund të ketë harmoni të vërtetë pa mbrojtjen e jetës dhe të atyre që janë më të dobët. Këto deklarata Ati i Shenjtë i bëri gjatë një audience me pjesëmarrësit e konferencës ndërkombëtare “One Humanity, One Planet”.

“Para së gjithash, paqja është një dhuratë”, u shpreh Papa. Ai shtoi se paqja nuk mund të ndërtohet për sa kohë njerëzimi vazhdon “luftën kundër vetes”, duke përjashtuar të dobëtit, të varfrit, refugjatët dhe të shtypurit. “Vetëm ata që kujdesen për më të vegjlit janë në gjendje të bëjnë gjëra vërtet të mëdha”, theksoi Ati i Shenjtë.

Duke cituar Nënë Terezën, Papa Leoni kujtoi fjalët e saj se “shkatërruesi më i madh i paqes është aborti”, duke e cilësuar mesazhin e shenjtores shqiptare si aktual dhe profetik. “Nuk ka politikë që mund t’u shërbejë popujve, nëse përjashton nga jeta ata që janë gati të vijnë në botë, apo nëse nuk ndihmon ata që vuajnë nga varfëria materiale dhe shpirtërore”, përfundoi ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)