Gjermania në krizë për punëtorë, kush janë profesionet e preferuara?

Gjermania po përballet me mungesë të thellë të punëtorëve të kualifikuar dhe ka nevojë për qindra mijëra emigrantë çdo vit, por burokracia, vështirësitë e integrimit dhe klima politike po e pengojnë ta tërheqë dhe mbajë këtë fuqi punëtore.

Burimi: DW

03.02.2026. 09:58

Gjermania në krizë për punëtorë, kush janë profesionet e preferuara?

Gjermania po përballet me një mungesë serioze të punëtorëve të kualifikuar, që prek sektorë kyç si shëndetësia, arsimi dhe teknologjia e informacionit, ndërsa njëkohësisht po përballet me sfida politike dhe burokratike në menaxhimin e migracionit.

Me daljen në pension të gjeneratës “baby boomer” dhe rënien e lindshmërisë, ekonomia gjermane ka nevojë për rreth 300,000 punëtorë të kualifikuar çdo vit vetëm për të ruajtur nivelin aktual, sipas Institutit për Kërkime të Tregut të Punës.

Për të mbushur këtë boshllëk, Gjermania po rekruton infermierë dhe profesionistë nga vende si India, ku dhjetëra të rinj ndjekin kurse intensive të gjuhës gjermane përpara se të punësohen.

Megjithatë, emigrantët përballen me pengesa të shumta, nga burokracia e ngadaltë dhe mungesa e digjitalizimit, deri te vështirësitë për njohjen e diplomave dhe marrjen e lejeve të qëndrimit të përhershëm.

Ndërkohë, rritja e numrit të refugjatëve dhe dështimet në integrimin e tyre në tregun e punës kanë ushqyer pakënaqësi publike dhe mbështetje në rritje për partitë anti-emigracion.

Ekspertët paralajmërojnë se pa reforma të shpejta, procedura më efikase dhe një kulturë më mikpritëse ndaj të huajve, Gjermania rrezikon të humbasë konkurrencën globale për talentet e reja.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)