Agjencia Kombëtare e Krimit ka paralajmëruar se abuzimi seksual i fëmijëve në Mbretërinë e Bashkur është në rritje alarmante, me rreth 1,000 të dyshuar për pedofili që arrestohen çdo muaj dhe rreth 1,200 fëmijë që merren në mbrojtje nga rreziku. Sipas autoriteteve, numri i fëmijëve të shpëtuar është rritur me 50% gjatë pesë viteve të fundit.
Drejtori i përgjithshëm i operacioneve në NCA, Rob Jones, tha se rritja e rasteve lidhet drejtpërdrejt me përdorimin e teknologjisë dhe radikalizimin e shkelësve në forume online.
Sipas tij, algoritmet e mediave sociale dhe platformat digjitale po nxisin përhapjen e materialeve të abuzimit seksual me fëmijë, duke i normalizuar ato dhe duke i shtyrë përdoruesit drejt përmbajtjeve gjithnjë e më ekstreme.
“Shumica e imazheve janë materiale të njohura që qarkullojnë prej kohësh dhe kompanitë e teknologjisë kanë aftësinë për t’i identifikuar dhe hequr,” tha Jones, duke theksuar se përpjekjet aktuale nuk janë të mjaftueshme.
Policia raportoi mbi 33,000 raste vitin e kaluar, ku 15% përfshinin persona në pozita besimi ose me akses të drejtpërdrejtë te fëmijët.
Raste të fundit gjyqësore përfshijnë dënime të rënda për ish-punonjës institucionesh arsimore dhe persona që shpërndanin materiale të paligjshme, përfshirë imazhe të gjeneruara nga inteligjenca artificiale.
Autoritetet theksojnë se, megjithëse Akti i Sigurisë Online është një hap përpara, nevojiten masa më të forta dhe më të shpejta për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet në rritje në internet.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)