Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Milano, ku një tramvaj ka dalë nga shinat dhe është përplasur me një pallat në drejtim të Porta Venezia. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur, mes tyre dy në gjendje të rëndë.
Dy viktimat, të dy meshkuj dhe pasagjerë në tramvaj, janë hedhur jashtë mjetit për shkak të përplasjes së fortë. Një prej viktimave është një italian 60-vjeçar nga Milano, ndërsa viktima e dytë është një shtetas senegalez, i cili ndërroi jetë pak pas mbërritjes në spital.
Shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim. Drejtuesi i tramvajit ka deklaruar se ka pësuar një problem të papritur shëndetësor. “U ndjeva keq, pata një shqetësim”, mësohet të ketë thënë ai para kolegëve që mbërritën në vendngjarje. Shoferi, i cili punon prej 34 vitesh për kompaninë e transportit publik u dërgua në spital për kontrolle mjekësore.
Prokuroria e Milanos ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia, nën drejtimin e prokurores Elisa Calanduçi. Versioni i shoferit po verifikohet, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar edhe telefonin e tij celular, i konsideruar si element kyç për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.
Tramvaji i linjës 9, që lidh Porta Genova me Stacionin Qendror, kishte hyrë në shërbim vetëm pak javë më parë. Sipas informacioneve paraprake, mjeti po lëvizte me shpejtësi të lartë kur doli nga shinat dhe u përplas me ndërtesën. Tramvaji ishte i mbushur me pasagjerë, të cilët nga përplasja e fortë u rrëzuan në tokë, duke shkaktuar numrin e lartë të të plagosurve.
Foto: Zjarrfikësit Milano
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Procesi nisi si një iniciativë e shoqërisë civile dhe u zhvillua në bashkëpunim ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, me mbështetjen e Bashkimit Europian.
Në mbledhjen e sotme që konfirmoi ndryshimet e komunikuara nga Rama dje në mbledhjen e Grupit të PS morën pjesë vetëm ministrat e kabinetit të vjetër qeverisës, me mungesën e treshes Balluku, Spiropali, Vengu.
Atalanta gjen në rrugën e saj Bayern Munchen, Barcelona do të provojë forcat përballë anglezëve të Newcastle. Ndeshjet e para të fazës së 1/8 do të luhen më 10 dhe 11 mars.
Sipas aktakuzës, bëhet fjalë për nëntë procedura tenderimi të zhvilluara në mënyrë fiktive gjatë vitit 2022, me një vlerë totale rreth 90 milionë lekë të reja.
Pas mediave në Shtetet e Bashkuara edhe presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi përfshirjen e drejtë për drejtë në “sulmin parandalues” që Izraeli nisi në Iran.
Mund të jetë strehuar sërish në një nga bunkerët me siguri shumë të lartë, ku ishte detyruar të fshihej edhe gjatë ditëve më të tensionuara të protestave.
Komente (0)