Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njoftoi se po ndjek me vëmendje të shtuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike në rajon.
Për shkak të situatës së tensionuar, MEPJ këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Republikën Islamike të Iranit të tregojnë kujdes maksimal dhe vigjilencë të shtuar. Në rast emergjence apo nevoje për asistencë, qytetarët shqiptarë në Iran mund të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike dhe konsullore shqiptare në këto vende:
Ambasada Shqiptare në Katar
Email: embassy.doha@mfa.gov.al
Tel: +974 77180778
Ambasada Shqiptare në Kuvajt
Email: embassy.kuwait@mfa.gov.al
Tel: +965 94048219
Ambasada Shqiptare në Arabinë Saudite
Email: embassy.riyadh@mfa.gov.al
Tel: +966 501422449
Ambasada Shqiptare në Emiratet e Bashkuara Arabe
Email: embassy.UAE@mfa.gov.al
Tel: +971 50 980 7881
Ambasada Shqiptare në Turqi
Email: embassy.ankara@mfa.gov.al
Tel: +90 549 561 19 85
Autoritetet shqiptare bëjnë thirrje që qytetarët të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendase dhe të qëndrojnë të informuar për zhvillimet e mëtejshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)