Irani e goditi me dronë, Macron: Kush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Europën!

Macron e tha qartë se problemi i Qipros është një çështje që shqetëson edhe Parisin, teksa njoftoi se Franca dhe partnerët e saj nga BE-ja do të nisin një operacion të kombinuar për të shoqëruar anijet tregtare dhe për të siguruar lirinë e lundrimit në ngushticën e Hormuzit dhe Gjirin Persik.

Burimi: Protothema

09.03.2026. 15:01

Irani e goditi me dronë, Macron: Kush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Europën!

"Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën!". Kështu deklaroi sot nga Pafosi, Presidenti francez Emmanuel Macron, në atë që duket të jetë deklarata më e fortë e bërë nga një lider europian që pas nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme.

Shefi i Elizesë mbërriti sot në ishullin, që u bë shteti i parë i BE-së i goditur nga dronët iranianë, të cilët patën për objektiv bazën britanike në Akrotiri dhe ka zhvilluar një takim trepalësh me Presidentin e Qipros Nikos Christodoulides, dhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Macron e tha qartë se problemi i Qipros është një çështje që shqetëson edhe Parisin, teksa njoftoi se Franca dhe partnerët e saj nga BE-ja do të nisin një operacion të kombinuar për të shoqëruar anijet tregtare dhe për të siguruar lirinë e lundrimit në ngushticën e Hormuzit dhe Gjirin Persik.

“Siguria e të gjithë evropianëve është interesi ynë i përbashkët. Ne morëm menjëherë masa solidariteti ndaj Qipros, e cila u sulmua nga dronë dhe raketa të shumta. Pas tekstit që nënshkruam qëndron një angazhim dhe prania jonë ushtarake. Duam të shprehim solidaritet të plotë me Qipron, e cila ishte cak i sulmeve dhe raketave. Kjo është arsyeja pse dërguam sistemin e mbrojtjes ajrore Mistral dhe fregatën. Po planifikojmë një forcë thjesht mbrojtëse për sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Ajo do të shoqërojë anijet cisternë dhe anijet tregtare mallrash", njoftoi Macron, duke shtuar se kjo është e rëndësishme për ekonominë globale.

Presidenti francez po ashtu vuri në dukje se fregata Languedoc dhe një njësi e mbrojtjes ajrore Mistral u vendosën në Mesdhe për të mbrojtur Qipron. Ai tha dhe se prania franceze do të vazhdojë të ekzistojë në Mesdhe, në Detin e Kuq dhe në Ngushticën e Hormuzit, duke paralajmëruar një ndalesë në bordin e aeroplanmbajtëses bërthamore “Charles de Gaulle”.

“Një element i rëndësishëm që forcon marrëveshjen e përgjithshme të mbrojtjes është se aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle dhe grupi i saj i betejës tani janë afër Qipros. Përpara se të kthehem në Paris, do të shkoj atje për t'u informuar mbi situatën. Ne po e ndjekim nga afër gabimin e Hezbollahut në sulmin ndaj Libanit, por edhe veprimin e Izraelit që iu përgjigj veprimit të Hezbollahut. Qëllimi ynë është që Hezbollahu të ndalojë çdo sulm. Dhe Izraeli duhet të ndalojë sulmet ndaj Libanit”, shtoi Macron më tej.

Ndërkohë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis paralajmëroi se Evropa rrezikon të përballet me kërcënime asimetrike për shkak të luftës në Iran, duke iu referuar mundësisë së një rritjeje të flukseve migratore drejt Europës.

Sakaq, Presidenti I Qipros, Nikos Christodoulides, falenderoi Greqinë, Francën, por edhe të gjitha vendet e tjera evropiane që nxituan të siguronin forca ushtarake për të siguruar mbrojtjen e ishullit.

“Greqia, Franca dhe Qiproja po dërgojnë një mesazh se Evropa qëndron e bashkuar, e vendosur për sigurinë e shteteve të saj anëtare në Mesdheun e gjerë dhe në Lindjen e Mesme. Në momente të tilla, uniteti nuk është një parim, një vlerë, është forca e Evropës”, ​​theksoi Christodoulides.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)