Ryanair shkurton miliona vende fluturimi në Europë, avionët do të zhvendosen edhe në Shqipëri
Kompania ajrore “low-cost” Ryanair ka njoftuar një valë të re shkurtimesh në fluturimet e saj në disa vende të Europës, duke hequr dhjetëra linja ajrore për sezonin dimëror 2026-2027.
Kompania ajrore “low-cost” Ryanair ka njoftuar një valë të re shkurtimesh në fluturimet e saj në disa vende të Europës, duke hequr dhjetëra linja ajrore për sezonin dimëror 2026-2027. Vendimi prek destinacione të njohura si Greqia, Gjermania, Spanja, Portugalia, Belgjika dhe Franca.
Në Greqi, Ryanair do të humbasë rreth 700 mijë vende, pasi do të mbyllë bazën e saj me tre avionë në Selanik dhe do të reduktojë kapacitetet në aeroportin e Athinës. Kompania ka njoftuar anulimin e 12 linjave ajrore, duke përfshirë fluturime drejt Berlinit, Frankfurtit, Venecias dhe Milanos. Sipas kompanisë, shkaku kryesor janë tarifat e larta aeroportuale dhe rritja e kostove nga operatorët e aeroporteve.
Edhe Gjermania do të përballet me shkurtime të mëdha. Ryanair do të mbyllë bazat e saj me shtatë avionë në Berlin nga tetori 2026, duke ulur me 50% fluturimet drejt dhe nga kryeqyteti gjerman. Kompania paralajmëroi se mbi dy milionë vende në vit do të humbasin për shkak të rritjes së tarifave aeroportuale dhe taksave të aviacionit.
Komisioneri Europian për Transportin deklaroi se mungesa apo rritja e çmimit të karburantit nuk konsiderohen “rrethana të jashtëzakonshme”, çka do t’i përjashtonte kompanitë nga përgjegjësia ligjore ndaj udhëtarëve.
Përmes një reagimi publik, autoritetet e aeroportit bëjnë me dije se nuk ka asnjë ndërprerje në furnizim dhe se aktiviteti ajror po zhvillohet sipas planit.
Transportonte afro 28 milionë pasagjerë gjatë një viti kalendarik, bëhet kompania e parë e madhe ajrore në SHBA që ndërpret aktivitetin në 25 vitet e fundit.
Në Spanjë, kompania do të shkurtojë mbi një milion vende dhe do të reduktojë me 10% programin veror për vitin 2026. Fluturimet drejt disa aeroporteve rajonale, përfshirë Asturias dhe Tenerife North, do të ndërpriten plotësisht.
Ndërkohë, në Portugali kompania do të ndalojë fluturimet drejt ishujve Azore, ndërsa në Belgjikë dhe Francë Ryanair po reagon kundër rritjes së taksave për aviacionin dhe tarifave të reja për pasagjerët.
Sipas drejtuesve të kompanisë, avionët do të zhvendosen drejt vendeve me kosto më të ulëta operimi, si Shqipëria, Suedia, Sllovakia dhe rajone të tjera të Italisë.
Sipas një njoftimi nga kompania, grupi Lufthansa po heq 20,000 fluturime me distanca të shkurtra jofitimprurëse nga oraret e tyre deri në tetor, duke kursyer rreth 40,000 ton vajguri, çmimi i të cilit është dyfishuar që nga fillimi i luftës në Iran.
Ministria e Shëndetësisë në Liban bëri të ditur se të paktën 2.896 persona janë vrarë nga sulmet izraelite që prej 2 marsit të këtij viti. Rreth 9 mijë persona janë plagosur.
Më shumë se 10 javë nga fillimi i luftës, humbjet e përgjithshme të furnizimit nga vendet e Gjirit Persik kanë tejkaluar 1 miliard fuçi nafte, ndërsa rreth 14 milionë fuçi në ditë nuk po arrijnë në tregjet ndërkombëtare për shkak të kufizimeve në transport.
Kontrolli mbi zonën është i ndarë mes forcave të ndryshme ushtarake iraniane, ku pjesa perëndimore e ngushticës menaxhohet nga marina e Gardës Revolucionare, ndërsa pjesa lindore nga marina e rregullt e ushtrisë iraniane.
Kryeministri i Izrael, Benjamin Netanyahu, ka zhvilluar së fundmi një vizitë sekrete në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku është takuar me presidentin e vendit, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Takimi mes Donald Trump dhe liderit kinez Xi Jinping po ndiqet me shqetësim të madh nga Tajvani, mes frikës se statusi politik i ishullit dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara mund të bëhen pjesë e pazareve diplomatike mes dy fuqive.
Sipas të dhënave të publikuara nga Byroja e Statistikave të Punës në Departamentin e Punës në SHBA, indeksi i çmimeve të prodhimit për kërkesën finale u rrit me 1.4% në prill, pas një rritjeje të rishikuar në 0.7% në muajin mars.
Autoritetet në Turqi kanë arrestuar 324 persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste ISIS gjatë një operacioni të gjerë të zhvilluar në dhjetëra provinca të vendit.
Në vendngjarje janë parë forca ushtarake duke hyrë në godinën e Senatit, ndërsa ende nuk është e qartë se kush i ka kryer të shtënat. Deri tani nuk raportohet për viktima apo të plagosur.
Komente (0)