Franca dërgon gjashtë avionë luftarakë shtesë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministrja e Mbrojtjes theksoi se nuk planifikohet përdorimi i forcave ajrore për të evakuuar qytetarët nga Lindja e Mesme.

05.03.2026. 21:08

Franca dërgon gjashtë avionë luftarakë shtesë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Franca ka dërguar gjashtë avionë luftarakë shtesë të modelit “Rafale” në Emiratet e Bashkuara Arabe, për ta ndihmuar këtë vend në sigurinë e territorit. Lajmin e bëri të ditur ministrja franceze e Mbrojtjes, Catherine Vautrin.

Ajo theksoi se tashmë avionët kanë mbërritur në destinacion. “Ne kemi avionë ‘Rafale’ që janë të stacionuar në Emirate. Në kuadër të marrëveshjes sonë, gjashtë avionë të tjerë janë dërguar dhe janë tashmë aty”, deklaroi Vautrin për radion “RTL”.

Ministrja theksoi se Franca nuk planifikon përdorimin e forcave ajrore për të evakuuar qytetarët nga Lindja e Mesme. Sipas saj, ka alternativa të mjaftueshme me fluturimet civile, sidomos me ato të kompanive ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)