Lufta në Lindjen e Mesme ka përgjakur edhe Arabinë Saudite. Një raketë e lëshuar sot nga Irani ka goditur një kompleks banimi në provincën Al-Kharj të Mbretërisë.
Sipas ekipeve të Mbrojtjes Civile të vendit, dy persona mbetën të vrarë dhe 12 të tjerë u plagosën kur raketa ushtarake goditi godinën.
Kompleksi i përkiste një kompanie mirëmbajtjeje dhe pastrimi, raportoi Agjencia Shtetërore e Shtypit Saudite, duke cituar një zëdhënës zyrtar të Mbrojtjes Civile. Incidenti rezultoi në vdekjen e dy personave, një indian dhe një nga Bangladeshi, dhe plagosjen e 12 shtetasve të tjerë nga Bangladeshi.
“Ekipet e emergjencës reaguan menjëherë dhe zbatuan procedurat e miratuara për trajtimin e incidenteve të tilla”, tha zëdhënësi.
Autoritetet theksuan se përpjekjet për të synuar objektet civile përbëjnë një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar humanitar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)