Jerusalem, copa raketash bien pranë zyrës së Netanyahu dhe afër Bazilikës së Varrit të Shenjtë
Gjatë Luftës së 12 ditëve në qershor 2025, Qyteti i Vjetër kishte mbetur kryesisht i paprekur nga dëmet, krahasuar me bombardimet që kishin pësuar qytete të tjera si Tel Aviv apo Beersheba.
Në sulmin e fundit të nisur nga Irani, një copë e madhe rakete ka rënë pranë zyrës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në Jerusalem. Gjatë të njëjtit sulm u godit edhe selia e një shkolle të madhe hebraike. Sipas ekipit të shpëtimit, një burrë 42-vjeçar u lëndua nga copat e nxehta dhe pësoi djegie.
Një copë tjetër rakete e interceptuar ra pranë Bazilikës së Varrit të Shenjtë, një nga vendet më të shenjta në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit. Patriarkati greko-ortodoks raportoi se copa goditi tatin e Patriarkatit, disa metra larg bazilikës, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.
Këto ngjarje përbëjnë një ndryshim krahasuar me përleshjet e mëparshme me Iranin, duke përfshirë edhe Luftën e 12 ditëve në qershorin e vitit 2025. Në atë rast, Qyteti i Vjetër kishte mbetur kryesisht i paprekur nga dëmet, krahasuar me bombardimet që kishin pësuar qytete të tjera si Tel Aviv apo Beersheba.
Foto nga web
Që nga fillimi i eskalimit të situatës së fundit, copat e raketave kanë goditur zona të ndryshme pranë Qytetit të Vjetër, përfshirë banesa në Jerusalem Lindor, në rrugën kryesore që çon në qytet dhe një sallë koncertesh në Jerusalem Perëndimor. Sipas fotografive të postuara në rrjet, një copë rakete ka rënë edhe në një godina banimi, duke shkaktuar dëme në çati.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Presidenti ka deklaruar se vetëm ai dhe një numër i vogël njerëzish e dinë gjendjen reale të bisedimeve me Iranin. Ai ka lënë të kuptohet se negociatat mund të jenë duke vazhduar, edhe pse publikisht duket sikur janë bllokuar.
Gjatë prillit bardheblutë kanë arritur dy fitore të rëndësishme ndaj Egnatias dhe Partizanit, si edhe dy barazime përballë Flamurtarit dhe Dinamo City, pa pësuar asnjë humbje.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se ka nisur aplikimet për 10 pozicione pune pranë misionit shqiptar në BE. Duket se e gjithë administrata shqiptare atje do të ndërrohet, duke nisur nga zv. shefi i misionit deri tek sekretarët.
Forcat e armatosura të Ukrainës pretendojnë se kanë goditur disa nga avionët më të avancuar luftarakë të Rusisë, në një sulm me dronë që thuhet se ka depërtuar mbi 1600 kilometra brenda territorit rus, duke shënuar një nga operacionet më të thella të luftës.
Donald Trump ka njoftuar rritjen e tarifave për automjetet dhe kamionët që importohen nga Bashkimi Evropian, një vendim që pritet të ndikojë në marrëdhëniet tregtare mes dy blloqeve.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur pakënaqësi ndaj propozimit më të fundit të Iranit për arritjen e një marrëveshjeje, duke vënë në dyshim nëse një zgjidhje diplomatike është e mundur.
Duke folur para gazetarëve në Zyrën Ovale, presidenti amerikan tregoi se gjatë telefonatës Putin i kishte përmendur përfshirjen në çështjen e “pasurimit” bërthamor. Trumi i kërkoi mbylljen e luftës në Ukrainë.
Burime të brendshme citojnë se Rana dhe Hajdini nuk kishin marrëdhënie të drejtpërdrejtë pune dhe se drejtuesja nuk kishte ndikim në pagën apo bonuset e tij, duke ngritur pikëpyetje mbi bazën e pretendimeve.
Sot përfundon afati 60-ditor i parashikuar nga ligji amerikan, brenda të cilit presidenti duhet të njoftojë Kongresin për një operacion ushtarak dhe të marrë miratimin e tij për vazhdimin e luftës.
Presidenti ka deklaruar se vetëm ai dhe një numër i vogël njerëzish e dinë gjendjen reale të bisedimeve me Iranin. Ai ka lënë të kuptohet se negociatat mund të jenë duke vazhduar, edhe pse publikisht duket sikur janë bllokuar.
Komente (0)