Papa Leo ka dënuar ashpër luftën në Lindjen e Mesme, duke e cilësuar vuajtjen dhe humbjet e jetëve njerëzore si “një skandal për gjithë familjen njerëzore”. Në mesazhin e tij të së dielës gjatë lutjes së përjavshme në Sheshin e Shën Pjetrit, ai bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.
Ati i Shenjtë u shpreh se po ndjek me “trishtim të thellë” zhvillimet në rajon, ndërsa konflikti mes SHBA-së dhe Izraelit me Iranin ka hyrë në javën e katërt. Ai theksoi se dhuna dhe lufta po godasin veçanërisht civilët e pafajshëm.
“Nuk mund të qëndrojmë në heshtje përballë vuajtjes së kaq shumë njerëzve, viktimave të pambrojtura të këtyre konflikteve. Ajo që i dhemb atyre, i dhemb gjithë njerëzimit”, deklaroi Papa.
Ai përsëriti thirrjen për lutje dhe përpjekje të vazhdueshme për paqe, duke theksuar nevojën urgjente për ndalimin e luftimeve dhe hapjen e rrugës për dialog dhe stabilitet në rajon.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)