Presidenti iranian: Kërcënimet vetëm e forcojnë unitetin tonë

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka reaguar ndaj reagimeve nga Shteteve të Bashkuara, duke i cilësuar ato si shenjë “dëshpërimi” përballë vendosmërisë së popullit iranian.

Burimi: BBC

22.03.2026. 18:19

Presidenti iranian: Kërcënimet vetëm e forcojnë unitetin tonë

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka reaguar ndaj reagimeve nga Shteteve të Bashkuara, duke i cilësuar ato si shenjë “dëshpërimi” përballë vendosmërisë së popullit iranian.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, ai theksoi se përpjekjet për të dobësuar Iranin janë të destinuara të dështojnë. “Iluzioni për ta fshirë Iranin nga harta tregon dëshpërim përballë vullnetit të një kombi që bën histori”, u shpreh Pezeshkian.

Ai shtoi se kërcënimet dhe presionet vetëm sa e forcojnë unitetin kombëtar. Sipas tij, Irani mbetet i vendosur për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial.

Presidenti iranian u ndal edhe te ngushtica strategjike e Hormuzit, duke deklaruar se ajo mbetet e hapur për të gjithë, përveç atyre që shkelin territorin iranian.

“Ne do t’u përgjigjemi me vendosmëri kërcënimeve të çmendura në fushën e betejës”, paralajmëroi ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)