“Ti mbjell vetëm vdekje”, gruaja dëbon ministrin izraelit të sigurisë: Largohu, nazist

Një grua në Izrael është filmuar nga mediat teksa sulmon e sigurisë kombëtare Ben-Gvir, duke e cilësuar atë shkaktar për gjakun e derdhur.

Burimi: Europa.com

22.03.2026. 13:51

“Ti mbjell vetëm vdekje”, gruaja dëbon ministrin izraelit të sigurisë: Largohu, nazist

E teksa siguria dhe mbrojtja janë arsyet për të cilat Izraeli sulmoi së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Iranin, ky vendim duket se nuk ka mbështetjen e të gjithë qytetarëve izraelitë.

Madje ka nga ata që pakënaqësinë e tyre e kanë shprehur hapur ndaj disa prej autoriteteve kryesore që janë përgjegjës për përshkallëzimin e kësaj situata.

Një rast i tillë u regjistrua në qytetin e Aradit, ku një grua e indinjuar ka shpërthyer revoltën e saj në drejtim të ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale shfaqet gruaja teksa i drejtohet ministrit: “Ti mbjell vetëm vdekje, je përgjegjës për këto vrasje. Largohu nga qyteti im, nazist”.

Kanë qenë forcat e sigurisë ato që kanë ndërhyrë, për të mos lejuar që situata të tensionohej më tej.

Kujtojmë që qytetet Arad dhe Dimona u sulmuan mbrëmjen e kaluar nga Irani me disa bomba tepër të mëdha duke lënë mbi 150 civilë të plagosur.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)