Como ka dhënë një tjetër mesazh se vijon të jetë një ndër ekipet më simpatike në Serie A, duke fituar bindshëm 5-0 ndaj Pisa dhe “çimentuar” pozicionin mes katër skuadrave më të mira që sigurojnë kualifikimin në UEFA Champions League për sezonin e ardhshëm.
Skuadra e drejtuar nga Cesc Fàbregas dominoi plotësisht ndeshjen, duke e zgjidhur që në pjesën e parë falë golave të Assane Diao dhe Anastasios Douvikas. Në pjesën e dytë, vendasit nuk e ulën ritmin, duke thelluar avantazhin me realizimet e Martin Baturina, Nico Paz dhe Máximo Perrone.
Kjo fitore shënon suksesin e pestë radhazi për Comon në elitën e futbollit italian, një arritje historike për klubin. Me këtë triumf, Como shkëputet me tre pikë nga ndjekësit direktë dhe forcon ndjeshëm shanset për të qenë pjesë e katërshes që do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm.
Në krahun tjetër, Pisa mbetet në krizë të thellë, duke qëndruar në zonën e rënies nga kategoria dhe pa fitore në transfertë këtë sezon.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)