Lot, emocione dhe shpresë, Tirana mposht Vorën dhe rikthehet në garë për mbijetesë

Futbolli ndonjëherë shkon përtej rezultatit dhe bëhet histori emocionesh. Në “Selman Stërmasi”, Tirana jo vetëm fitoi një ndeshje të rëndësishme, por dha edhe një mesazh force dhe ringritjeje.

22.03.2026. 17:02

Bardheblutë triumfuan 3-0 ndaj Vorës, duke marrë fitoren e dytë radhazi dhe duke u ngjitur në të njëjtën kuotë pikësh me rivalin direkt për mbijetesën. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 12-të nga Alvarez, i cili pasi shënoi, shpërtheu në lot duke ia dedikuar golin vajzës së tij të ndjerë, një moment që preku të gjithë të pranishmit.

Në pjesën e dytë, protagonisti absolut ishte Redon Xhixha. I futur nga stoli, ai ndryshoi ritmin e lojës dhe vulosi fitoren me dy gola në minutat 66 dhe 80, të dy pas kundërsulmeve të shpejta dhe të ekzekutuara në mënyrë perfekte.

Vora tentoi të reagonte në disa momente, por pa arritur të konkretizojë rastet, ndërsa Tirana u tregua më cinike dhe efikase para portës.

Me këtë sukses, Tirana sheh dritë në fund të tunelit dhe ringjall shpresat për të qëndruar në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa gara për mbijetesë bëhet gjithnjë e më e fortë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)