Rritja e çmimit të naftës, Maqedonia e Veriut ul TVSH-në për karburantet

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë një masë të menjëhershme për të zbutur rritjen e çmimeve të karburanteve, duke ulur TVSH-në nga 18 në 10 për qind.

22.03.2026. 16:04

Rritja e çmimit të naftës, Maqedonia e Veriut ul TVSH-në për karburantet

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë një masë të menjëhershme për të zbutur rritjen e çmimeve të karburanteve, duke ulur TVSH-në nga 18 në 10 për qind. Vendimi synon të amortizojë goditjen që po vjen nga tregjet ndërkombëtare.

Sipas autoriteteve, kjo masë hyn në fuqi menjëherë dhe pritet të ndikojë drejtpërdrejt në frenimin e rritjes së çmimeve të naftës dhe produkteve të saj.

Paralelisht me këtë vendim, qeveria ka nisur negociata me kompaninë “Okta” për të siguruar ulje shtesë të çmimeve, në mënyrë që ndikimi te qytetarët të jetë sa më i kufizuar. Në të njëjtën kohë, është paralajmëruar edhe hedhja në treg e mazutit nga rezervat shtetërore, me qëllim stabilizimin e çmimeve të energjisë elektrike.

Me këtë paketë masash antikrizë, qeveria e Maqedonisë së Veriut synon të mbajë nën kontroll inflacionin dhe të mbrojë fuqinë blerëse të qytetarëve në një periudhë të pasigurt ekonomike.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)