Një helikopter është rrëzuar mëngjesin e së dielës në Katar, duke shkaktuar vdekjen e 6 personave që ndodheshin në bordin e tij.
Sipas zyrtarëve në Katar, helikopteri ka pësuar një avari teksa ishte në një mision rutinë. Ata përjashtojnë mundësinë që mjeti fluturues të jetë goditur nga ndonjë raketë apo dron.
"Përpjekjet e kërkimit kanë rezultuar në gjetjen e gjashtë nga shtatë personave që ishin në bord", thotë Ministria e Mbrojtjes e Katarit në një deklaratë të ndarë në X.
Sipas burimeve, 3 nga viktimat ishin shtetas turq, një prej të cilëve ushtarak turk. Ministria e Mbrojtjes ende nuk ka dhënë detaje se kush ishte “misioni rutinë” që po kryente helikopteri.
Katari, ditët e fundit, ka qenë në një situatë alarmi, për shkak të kërcënimeve nga Irani, i cili pak ditë më parë goditi dhe fushën më të madhe të gazit që ndodhet në këtë vend.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)