Policia e Lushnjes bën me dije se ka shpallur në kërkim një të ri 21 vjeçar, i cili lëvizte i armatosur në qytet.
Sipas të dhënave paraprake, policia kishte marrë informacion për një person që lëvizte i armatosur dhe për këtë arsye ka hyrë për kontroll në ambientet e një lokali në lagjen “Xhevdet Nepravishta”.
Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kanë gjetur në xhepin e një xhupi, që ishte lënë në nga karriget e tavolinës ku ndodheshin 5 të rinj, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Pas hetimeve, rezultoi se xhupi i përkiste 21 vjeçarit M.S. i cili kishte shkuar disa minuta më herët në një berberhane, çka e bëri të pamundur arrestimin e tij.
Policia arrestoi ndërkohë 5 të rinjtë që ndodheshin në tavolinë, me akuzën se nuk treguan se kujt i përkiste xhupi, çka pengoi efektivët të kryenin punën e tyre.
Më pas, policia shkoi për kontroll në banesën e të riut, ku gjeti dhe një sasi municioni, ndërkohë që e shpalli atë në kërkim.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit tip pistoletë, municioni luftarak, 1 automjet dhe 5 aparate celularë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)