Pak orë nga protesta, thirrja e Bardhit: Koha ta rrëzojmë Edi Ramën

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e opozitës që do të zhvillohet pasditen e së dielës në bulevardin para kryeministrisë.

22.03.2026. 12:00

Pak orë nga protesta, thirrja e Bardhit: Koha ta rrëzojmë Edi Ramën

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka ndarë një thirrje drejtuar qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në protestën e së dielës përpara kryeministrisë.

Sipas Bardhit, Rama po pengon rrugëtim evropian të Shqipërisë për shkak të korrupsionit dhe goditjes që i ka dhënë drejtësisë.

Bardhi shton se tashmë ka ardhur koha që Rama të rrëzohet nga pushteti, teksa premton se rezistenca e opozitës nuk do të ndalet deri në realizimin e këtij objektivi.

“Edi Rama po pengon integrimin europian sepse po mbron politikisht korrupsionin. Edi Rama është izoluar. Në përplasje me drejtësinë. Rezistenca jonë nuk ndalet deri në largimin e tij. Deri në qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Detyra jonë është ta rrëzojmë. PROTESTO”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.

Policia e Shtetit ka marrë masa të forta për protestën e radhës të opozitës, teksa mësohet se gjithashtu është fortifikuar dhe godina e kryeministrisë.

Sipas burimeve, edhe sot protesta nuk do të ketë foltore, çka nënkupton se do të jetë e ngjashme me atë të mëparshmen, ku protestuesit marshuan për më shumë se 3 orë në rrugët e kryeqytetit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)