Polici bën heroin në Shkodër, hidhet në Bunë dhe shpëton një grua nga mbytja

Një grua në Shkodër është hedhur në lumin Buna mëngjesin e së dielës, por fatmirësisht efektivët e policisë kanë ndërhyrë në kohë duke e shpëtuar nga mbytja.

22.03.2026. 12:38

Polici bën heroin në Shkodër, hidhet në Bunë dhe shpëton një grua nga mbytja

Një efektiv policie është kthyer në heroin e ditës në qytetin e Shkodrës, teksa ka hyrë me urgjencë në ujërat e ftohta të lumit Buna për të shpëtuar një grua që rrezikonte mbytjet.

Efektivët e policisë në Shkodër morën një njoftim për një grua që ishte hedhur në ujërat e Bunës dhe shkuan menjëherë në vendngjarje.

Ata pikasën gruan 59 vjeçare dhe hynë ndërhynë menjëherë për ta shpëtuar. Gruaja u nxorr nga ujërat e lumit Buna, në gjendje të rëndë, por me shenja jete.

Shtetasja V. T., 59 vjeçe, është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)