Mbante tritol dhe municion luftarak, kapet 35-vjeçari në Vlorë

Një 35 vjeçar është arrestuar nga blutë e Vlorës pasi mbante lëndë shpërthyese dhe municion në banesën e tij.

22.03.2026. 11:02

Mbante tritol dhe municion luftarak, kapet 35-vjeçari në Vlorë

Një 35 vjeçar nga qyteti i Vlorës është vënë në pranga nga policia nën akuzën e mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve shpërthyese dhe municionit.

Pas informacioneve të siguruara nga blutë e qytetit bregdetare, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A.C. u gjetën 1 kallëp dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh luftarakë, të cilat ai i mbante pa leje.

35-vjeçari u arrestua në kushtet e flagrancës, teksa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)