Një gjyshe në Brazil është bërë virale në rrjetet sociale teksa shihet në një video teksa luan futboll me disa djem të rinj.
Në pamje shihet e moshuara, teksa në një driblim që i shkon për shtat Peles dhe Neymarit tenton kalojë një nga “mbrojtësit” që ka përballë.
Më tej, ajo shmanget në krah me shpejtësi, pavarësisht moshës mbi shpatulla, dhe realizon një gol, duke bërë që të pranishmit të shpërthejnë në brohorima.
Ende nuk është e qartë se në cilin qytet është realizuar videoja, por duhet thënë që Brazili nuk ka nxjerrë vetëm Ronaldon dhe Kaka në arenën ndërkombëtare të futbollit, por edhe këtë gjyshe.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)