Ushtria izraelite ka kryer sulme të rënda ajrore gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në Teheran.
Sipas burimeve nga Irani, bombardimet e fundit ishin më të mëdhat që prej nisjes së luftës më 28 shkurt.
Forcat izraelite në një reagim të tyre, bën me dije se avionët "përfunduan një valë sulmesh në shkallë të gjerë kundër vendndodhjeve të infrastrukturës së regjimit terrorist iranian në Teheran".
Ndërkohëm, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka vënë në pikëpyetje marrëdhënien me NATO-n, pasi disa vende refuzuan të ofrojnë zona përgatitore për sulme ajrore në Lindjen e Mesme.
Rubio deklaroi se Shtetet e Bashkuara do ta rishqyrtojnë marrëdhënien e tyre me aleancën atlantike sapo të mbarojë lufta kundër Iranit.
"Mendoj se nuk ka dyshim, për fat të keq, se sapo të mbarojë ky konflikt, do të na duhet ta rishqyrtojmë atë marrëdhënie. Do të na duhet të rishqyrtojmë interesin që NATO ka për vendin tonë brenda kësaj aleance", tha Sekretari i Shtetit.
Shtëpia e Bardhë nga ana tjetër paralajmëroi një zhvillim të madh në lidhje me luftën në Lindjen e Mesme ndaj Iranit.
Zëdhënësja Karoline Leavitt nuk dha detaje se për çfarë bëhet fjalë teksa vetëm caktoi orarin se kur do të bëhet me dije kjo gjë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)