Stërvitjet ushtarake të NATO-s vijojnë në vendet lindore kufi me Rusinë. E fundit do të bëhet në ublin dhe Rzeszov të Polonisë e për këtë hapësira ajrore mbi aeroportet e këtyre qyteteve në juglindje të vendit janë të mbyllura.
Administrata federale e Aviacionit të SHBA ta se bëhet fjalë për “aktivitet ushtarak të paplanifikuar. Sipas tyre, aeroportet janë bërë të paarritshme për fluturimet civile për arsye që lidhen me sigurinë kombëtare, siç specifikohet në një Njoftim për Pilotët (NOTAM) të publikuar në faqen zyrtare të institucionit.
Ndërkohë, faqja e gjurmimit të fluturimeve FlightRadar24 raportoi në platformën X se mbyllja e hapësirës ajrore lidhet me operacione të avionëve të NATO-s që po zhvillohen në këtë zonë.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende një afat se kur do të rifillojnë operacionet normale, ndërsa situata po monitorohet nga institucionet përkatëse.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)