Policia në Toronto ka nisur një hetim pasi të shtëna me armë zjarri janë raportuar herët në mëngjesin e së martës pranë Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në qendër të qytetit.
Sipas autoriteteve, oficerët e policisë u thirrën rreth orës 05:29 në zonën e kryqëzimit të University Avenue me Queen Street West, pas raportimeve se ishte qëlluar me armë zjarri drejt godinës së konsullatës. Kur mbërritën në vendngjarje, policia gjeti prova që konfirmonin se të shtënat kishin ndodhur.
Autoritetet thanë për mediat lokale se një derë e ndërtesës së Konsullatës së SHBA është dëmtuar nga plumbat, ndërsa jashtë godinës janë gjetur rreth 10 gëzhoja.
Fatmirësisht, nga incidenti nuk është raportuar për persona të lënduar. Deri më tani, policia nuk ka dhënë detaje për të dyshuar të mundshëm apo për motivin e sulmit.
Hetuesit u kanë bërë thirrje qytetarëve që mund të kenë informacion mbi ngjarjen, përfshirë pamje nga kamerat e sigurisë apo nga kamerat e makinave në zonë, të kontaktojnë policinë e Torontos.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)